Turqi/ Rritet numri i të vdekurve nga shpërthimi në minierë, Erdogan anulon axhendën!

Shkon në 40 numri i minatorëve që humbën jetën nga shpërthimi në një minierë qymyri në provincën Bartın në Türkiye-n veriore.
Njoftimin e bëri ministri i Brendshëm i vendit, Süleyman Soylu ndërkohë Presienca turke njofton se Presidenti Recep Tayyip Erdoğan po monitoron nga afër situatën, ai anuloi një udhëtim të planifikuar në provincën lindore Diyarbakır dhe do të udhëtojë sot për në Amasra.
Soylu tha se 11 punëtorë të plagosur janë nën trajtim në spitale.
“Një nga të plagosurit tanë është liruar”, u tha Soylu gazetarëve në rrethin Amasra të provincës Bartın, ku dhjetëra minatorë u bllokuan nën tokë nga ora 18:15 me kohën lokale të premten.
Duke vënë në dukje se 58 nga 110 minatorët janë shpëtuar, ai tha se ka paqartësi për një nga minatorët, duke shtuar se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Dönmez tha se zjarri që shpërtheu në një galeri pas shpërthimit të minierës është kryesisht nën kontroll.
-
-
-
SHBA, paketë e re ndihme për Ukrainën
15 Tetor, 08:56
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



