
U bë viral në rrjetet sociale pasi u akuzua nga 27 studentë për ngacmim seksual, Prokuroria nis hetimet për profesorin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi, për ngacmim seksual.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal ndaj çështjes në fjalë. Prokurori i Shtetit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Xh. K. Kjo çështje penale është duke u trajtuar në pajtim me dispozitat ligjore të KPPRK-së”, tha Ulaj.
Xhevat Krasniqi është pezulluar nga puna më 23 prill pasi ishte denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual.
“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit”, thuhej në komunikatën e Rekoratit të UP-së.
Në denoncimet e studentëve përmendet se profesori ka lëshuar barcoleta të natyrës seksuale, ka komentuar dukjen e studentëve dhe ka bërë pyetje provokuese në drejtim të studenteve.
“Në konsultime të afatit të Janarit 2023 une … kam hyrë të konsultohem me profin në fjalë dhe për të shikuar se ku mi ka hequr 0.05 pikë nga provimi, e leje që përgjigjen që deshta nuk e mora por dola e tronditur nga ajo zyre me një përgjigje aspak adekuate, morale dhe jo profesionale. e këtu po i citoj fjalët e tij …, une jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë…kurt dush tboj masazh” i cili ma ka demonstruar me duar fjalën “masazh” edhe është afruar për të më përqafuar”, thuhet në njërën nga ankesat e studenteve.
-
-
Modelja shqiptare bën gafën epike: Në ‘Euro2024’ jam tifoze me Brazilin!
18 Qershor, 17:08 -
-
Modelja shqiptare bën gafën epike: Në ‘Euro2024’ jam tifoze me Brazilin!
18 Qershor, 17:08

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128