Një sezon i shkëlqyer, Dinamo Zagreb nxjerr në shitje Arbër Hoxhën

13 Mars 2026, 08:29 / SPORT ALFA PRESS

Një sezon i shkëlqyer, Dinamo Zagreb nxjerr në shitje Arbër

Arbër Hoxha ka lënë pas shqetësimet që kishte në shpinë duke u rikthyer në dispozicion të Dinamo Zagreb. Ylli kuqezi u ndal në momentin e tij më të mirë, por tashmë jo vetëm ekipi kroat, por te Hoxha mund të mbështet edhe trajneri Sylvinho për ndeshjet e fazës “play-off”.

Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme edhe në aspektin personal, pasi sipas mediave kroate, Arber Hoxha pritet të largohet nga Kroacia gjatë merkatos së verës.

Largimi i mundshëm i mesfushorit kuqezi është pjesë e projektit të klubit, ku siç është kthyer tashmë në traditë, lojtarët më të vlefshëm shiten në treg.

Një sezon i shkëlqyer, Dinamo Zagreb nxjerr në shitje Arbër

Gjithnjë sipas mediave kroate, Hoxha është përfshirë në listën e lojtarëve që mund të shiten gjatë verës, gjithnjë nëse vjen oferta e duhur. Për yllin kuqezi ka një interesim të fortë nga shumë klube të rëndësishme në Evropë dhe kjo shihet si vera e duhur për t’u larguar nga kryeqyteti në një kohë kur kontrata e tij përfundon në 2027.

Deri në këtë pikë të sezonit, Arbër Hoxha ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, ndërsa kartoni i tij vlerësohet në treg me 2,5 milionë euro.

Po ndodh...