U raportua i zhdukur, gjendet pa shenja jete një shtetas serb në Mitrovicën e Veriut
Një serb i cili ishte raportuar i zhdukur në pjesën veriore të Mitrovicës është gjetur sot pa shenja jete, ka konfirmuar Policia e Kosovës e rajonit të Veriut.
I ndjeri ishte raportuar mbrëmë në Polici si i zhdukur. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, një person ka thënë se vëllai i tij ishte larguar nga shtëpia të premten dhe se nuk dihej asgjë për të.
Trupi i pajetë i këtij personi u gjet sot jo shumë larg shtëpisë ku ka jetuar, tha për KoSSev, Veton Elshani, zëvendëskomandant i PK-së për rajonin e Veriut.
Fjala është për një serb me inicialet S.N. i lindur në vitin 1970.
Për momentin, Policia nuk beson se bëhet fjalë për vepër penale, por dyshon se ka qenë aksident, pra ky person ka rrëshqitur dhe ka rënë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Argita Malltezi Berisha, "goca e FAMILJES"
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128