Varheleyi vizion sot Kosovën, zbardhet axhenda e takimeve

25 Maj 2023, 12:08 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Varheleyi vizion sot Kosovën, zbardhet axhenda e takimeve

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, është sot në Kosovë në një vizitë zyrtare. Takimin e parë Varhelyi  e ka me presidenten Vjosa Osmani në orën 09:00, pas së cilit do të japin edhe deklarata për media.

Me pas ai  do të takojë kryeministrin Albin Kurti në orën 10:05, ndërsa një orë më vonë do të pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca. Varhelyi do të takohet edhe me opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Këto takime do të jenë një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit si dhe reformat kyçe, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit të energjisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Komisionit Europian.

Gjatë kësaj vizite, Varhelyi do të marrë pjesë në lancimin e Programit për Çështje të Brendshme BE-Kosovë, për forcimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ky program i financuar nga BE-ja prej 6.5 milionë euro do të zbatohet në një periudhë trevjeçare me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128