Vëllai i kryetarit të Istogut gjendet i vdekur pranë varrit të babait, dyshohet për vetëvrasje

Një person është gjetur pa shenja jete pasditën e kësaj të diele në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut në Kosovë.
Mediat në Kosovë raportojnë se personi i vdekur është Triumf Ferati, djali i vogël i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati.
Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati. Pista e deritanishme e hetimeve është që ai dyshohët të ketë bërë vetëvrasje pranë varrit të babait të tij, Fadilit.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi.
Më tej Gashi tha se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente hetimore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



