VIDEO/ Momente nga tërmeti i fuqishëm në Itali, njerëz në rrugë dhe shumë dëme materiale

9 Nëntor 2022, 10:15 / KOSOVA ALFA PRESS

VIDEO/ Momente nga tërmeti i fuqishëm në Itali, njerëz

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter goditi Italinë qendrore këtë mëngjes.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash. Epiqendra e tërmetit u shënua në bregdet,  rreth 64 km në lindje të Riminit.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, por pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë për dëme të shumta materiale.

VIDEO/ Momente nga tërmeti i fuqishëm në Itali, njerëz

Transporti hekurudhor u pezullua si masë paraprake në Ankona, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve derisa të kryen kontrollet.

Kryetari i bashkisë së Senigallia në provincën e Ankonës, Massimo Olivetti, ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të të gjitha instuticioneve për të verifikuar qëndrueshmërinë e ndërtesave.  I njëjti vendim u mor në Fano, Pesaro dhe Ankona: shkollat ​​e të gjitha niveleve u mbyllën deri në një vendim të dytë.

Tërmeti është ndjerë në pothuajse të gjithë Italinë qendrore dhe veriore. Në Bolonja dhe Romagna tronditja është ndjerë veçanërisht në katet e sipërme të ndërtesave.

 

 

 

Po ndodh...

ide