Vrasja e policit në veri, ministri Svelça zbulon detaje tronditëse: Kemi gjetur dokumente ruse, Rusia dhe Serbia janë në të njëjtën linjë
30 Shtator 2023, 22:52 / KOSOVA

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se pas sulmit të zhvilluar në 24 shtator janë gjetur prova që tregojnë se Serbia mbështetet nga Rusia.
Në një intervistë për RadioTelevizionin Shqiptar, ai deklaroi se vetë mbështetja politike që Rusia i jep qeverisë së Serbisë lidhur me këtë aksion tregon se ata janë në të njëjtën linjë.
"Kemi kapur 24 automjete në terren. Në një prej tyre kemi gjetur dokumente ruse. Ka edhe armatim rus. Dy nga mjetet e kapura janë prodhim rus, donacion ushtrisë së Jugosllavisë. Por edhe vetë mbështetja politike që Rusia i jep qeverisë së Serbisë lidhur me këtë aksion tregon se ata janë në të njëjtën linjë," tha Sveçla për RTSH.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


