VV fitoi në 7 komuna në Kosovë, Albin Kurti: Lëvizjen tonë nuk e ndali as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

10 Nëntor 2025, 11:32 / KOSOVA ALFA PRESS

VV fitoi në 7 komuna në Kosovë, Albin Kurti: Lëvizjen

Lëvizja Vetëvendosja fitoi në 7 komuna nga balotazhi i zhvilluar ditën e djeshme në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti, reagoi duke falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në votim.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se “Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve”.

“Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, shkruan Kurti ne Facebook.

Reagimi i Albin Kurtit

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.

Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s,

Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore.

 

Po ndodh...

ide