Zelensky reagon ashpër pas komenteve për kundërofensivën: Ky nuk është një film!

Presidenti Volodymyr Zelensky është përgjigjur ashpër sa i përket pyetjeve të shumta se kur mund të fillojë kundërofensiva e shumëpritur ukrainase.
“Ky nuk është një film”- tha Zelensky, çka nënkupton se duhet të përputhen të gjithë faktorët para se të nis kundërsulmi i shumëpritur ukrainas – i cili duket se po merr formë.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin estonez Alar Karis sot në Kiev, udhëheqësi ukrainas tha: “Ky nuk është një film. Është e vështirë për mua të them se si do ta shihni kundërsulmin.”
Zelensky tha se “gjëja kryesore” me kundërsulmin është se “Rusia jo vetëm që e sheh atë, por edhe e ndjen atë. Sidomos po flasim për ato trupa që kanë pushtuar territorin tonë.”
“De-okupimi i territoreve tona është qëllimi i kundërofensive”- tha ai.
Sulmet ruse ndaj Kievit dhe objektivave të tjera në Ukrainë janë shtuar gjatë muajit të kaluar teksa afrohet kundërofensiva.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


