Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Malin e Zi do të mbahen më 11 qershor

17 Mars 2023, 15:33 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Malin e Zi do të mbahen

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Malin e Zi do të mbahen më 11 qershor. Presidenti Milo Gjukanoviç njoftoi datën përmes një konference për mediat në Podgoricë.

“Neni 92 paragrafi 3 nxjerr dekret për shpërndarjen e parlamentit. Duke zbatuar nenin 92, paragrafin 5, mora vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për 11 qershor”, theksoi Gjukanoviç gjatë fjalës së tij, shkruan Vijesti.

Gjukanoviç, i pyetur nga gazetarët për vendimin e tij për shpërndarjen e parlamentit, tha se i është referuar Kushtetutës.

Qeveria aktuale e Dritan Abazoviçit para shtatë muajsh u rrëzua nga një mocion mosbesimi. Ekzekutivi u rrëzua pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe në gusht të vitit 2022.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht të vitit 2020. Zgjedhjet e reja që do të shpallen do të jenë të gjashtat që Mali i Zi ka mbajtur që nga pavarësia më 2006.

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128