Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç mesazh serbëve: Votoni Listën Serbe që Kurtin mos t’ju dëbojë!
9 Shkurt 2025, 12:12 / KOSOVA

Në Kosovë po zhvillohen zgjedhje , ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i bëri thirrje serbëve të Kosovës të mbështesin Listën Serbe.
Sipas tij kjo është e vetmja mundësi për të garantuar që kryeministri Albin Kurti nuk do t’i dëbojë ata.
“Po shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë. Që të mos jetë e vështirë për ata që kanë nevojë për një ditë pushimi për të shkuar në shtëpitë e tyre.
Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse ajo është garancia e vetme që Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova. Lista Serbe është e vetmja listë që dëshiron të luftojë për interesat e popullit serb dhe që Kurti në asnjë mënyrë nuk mund të japë ryshfet.“, tha Vuçiç për gazetarët sipas mediave serbe.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
