Kosova mbetet në bllokadë, Kurti mban pezull Kuvendin, shtyhet seanca pa zgjidhje për ngërçin politik
Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën e sotme për një kohë të papërcaktuar, pa pasur një zgjedhje të ngërçit politik në vend. Në fjalën e mbajtur lideri i LVV-së dhe njëkohësht Kryeministri në detyrë i Kosovës,Albin Kurti, nuk dha një emër për kryeparlamentar.
Ai kërkoi më shumë kohë për të pasur bisedime për një marrëveshje për president apo president të re, teksa u shpreh se do të donte të kishte më shumë komunikim jo vetëm me LDK por edhe me AAK.
“Kërkojmë kohë shtesë që t'u japim shans bisedimeve politkike për marrëveshje për president apo president të re”, u shpreh Kurti ndër të tjera në fjalën e tij.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari pas kësaj deklarate u detyrua të mbyllte seancën duke u shprehur: “meqë nuk kemi emër nga subjekti më i madh atëherë më duhet ta ndërpres seancën, për seancën e radhës do të lajmëroheni në kohë”. Kujtojmë se më herët deputetët e zgjedhur për legjislaturën e 11, bënë betimin e tyre.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Ca njerëz paguhen për të mbajtur gojën mbyllur!
Nga Orwell te algoritmet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128