DOSJA e 2025-ës/ Kush e vrau “Tanin e Ruzhdiut” një vit pas plagosjes së dyfishtë në Sarandë
Plagosja e dyfishtë në “Kozi Bistro”
Më 17 korrik 2025, në ambientet e “Kozi Bistro”, në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, të dy nga Kamza, mbetën të plagosur me armë zjarri.
Sipas të dhënave të dosjes, autor i dyshuar i të shtënave ishte Ramadan Zoto, i njohur edhe si Canaj. Ndërkohë, Artan Myrtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj dyshoheshin se e kishin ndihmuar autorin e dyshuar gjatë ngjarjes dhe në largimin e tij nga vendi.
Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, Prokuroria e kishte marrë Myrtajn nën hetim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara në dosje përshkruajnë momentet e përplasjes në ambientet e lokalit. Në pamje, sipas vendimit të gjykatës, shfaqen disa persona në lokal në momentin kur Ramadan Zoto nxjerr armën dhe qëllon ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamës.
Në të njëjtën kohë, sipas përshkrimit të pamjeve në vendimin gjyqësor, Artan Myrtaj shihet duke iu afruar Ernest Lamës, të cilin e godet me grusht dhe shkelm.
Pas ngjarjes, policia shpalli në kërkim Artan Myrtajn, Ramadan Canajn, Erjon Canajn dhe Klaus Jaçajn.
Më 19 korrik 2025, Myrtaj u paraqit në komisariat, ndërkohë që Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi ndaj tij, duke argumentuar se ekzistonte rreziku i largimit.
Gjykata caktoi “arrest në burg”
Gjykata e Sarandës vlerësoi si të ligjshëm ndalimin e Myrtajt dhe caktoi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.
Në arsyetimin e saj, gjykata u mbështet, ndër të tjera, te pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e “Kozi Bistro”, procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes, sekuestrimi i armës dhe provave të tjera materiale, ekspertimet e kërkuara, si dhe të dhënat e sistemit TIMS.
Gjykata çmoi se ekzistonte “dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova” se Myrtaj kishte ndihmuar autorët e dyshuar për largimin dhe shmangien e tyre nga policia dhe organet e drejtësisë.
Për masën e sigurimit, gjykata vlerësoi gjithashtu se ekzistonte rreziku i largimit dhe se një masë më e butë nuk do të ishte e përshtatshme.
Në vendim theksohet se Myrtaj rezultonte i dënuar më parë, rrethanë që gjykata e mori në konsideratë gjatë vlerësimit të masës së sigurimit.
Vendimi, i bazuar në nenet 228, 229, 230, 238 dhe dispozita të tjera të Kodit të Procedurës Penale, urdhëroi policinë gjyqësore të zbatonte masën e arrestit në burg. Vendimi mund të ankimohej në Gjykatën e Apelit brenda pesë ditëve nga njoftimi.
Një vit më pas, atentati
Një vit pas plagosjes së dyfishtë në “Kozi Bistro”, Artan Myrtaj u vra në një atentat në qendër të Sarandës.
Deri në këto momente, autorët e dyshuar të ekzekutimit nuk janë identifikuar zyrtarisht. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e itinerarit të viktimës para atentatit, identifikimin e dy personave që dyshohet se lëviznin me motor dhe përcaktimin e motivit që qëndron pas vrasjes.
Për policinë dhe Prokurorinë, një nga pistat që pritet të verifikohet është edhe e shkuara e viktimës dhe përfshirja e tij në dosjen e plagosjes së dyfishtë të korrikut 2025.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128