VIDEO/ Zjarr i përmasave të mëdha pranë varrezave të Vlorës, flakët u afrohen banesave

20 September 2026, 15:02 / AKTUALITET ALFA PRESS
VIDEO/ Zjarr i përmasave të mëdha pranë varrezave të

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë varrezave të qytetit të Vlorës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era, duke iu afruar disa banesave në zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe Policia, ndërsa efektivët janë pozicionuar pranë banesave dhe varrezave për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt tyre.

Banorët e zonës janë përfshirë në përpjekjet për të mbajtur flakët larg banesave. Me traktorë, ata po punojnë tokën duke krijuar një brez ndarës, me qëllim që zjarri të mos depërtojë drejt banesave dhe të shmanget përhapja e flakëve.

Po ndodh...

ide