Vrasja për pronën në vitin 2018, Gjykata e Apelit në Gjirokastër shpall përfundimisht fajtorë babë e bir

Gjykata e Apelit i ka shtuar dënimin E'them e Dino Muhos, babë e bir. Ata u shpallën përfundimisht fajtor për vrasjen e Alket Muhos në 6 shtator te 2018 ne fahatin Rabije Bashkia Memaliaj.
Seanca e sotme gjyqesore filloi me tensione pasi familjarët e dy të akuzuarve kanë kërkuar rrëzimin e akuzave për vrasje nga ana e prokurorit të çështjes, Julijan Çafka, i cili apeloi vendimin e datës 26 tetor 2021 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër.
Vendimi i sipërpërmednur nuk përcaktonte armën e vrasjes së kryer, ndërkohë që dënonte me 20 vjet burg Et’hem Muhon dhe me 17 vjet burg Dino Muhon. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër Sokol Pina me gjyqtaren tjetër ndihmëse, Margarita Buhali mbi bazën e ankimit të prokrorit të çështjes Julijan Çafka, ndryshoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Faktit në Gjirokastër dhe vendosi për masën e dënimit ku Dino Muho u deklarua fajtor edhe për armëmbajtje pa leje ndërkohë që në shkallën e parë arma nuk doli në vendim. Në bashkim të dënimeve Dino Muho u dënua nga 17 që ishte dënuar nga Gjykata e Faktit në 19 vjet burg. Ndërsa i ati i tij Et’hem Muho nga 19 vjet të dhëne nga Gjykata e Faktit në 22 vite burg. Ky vendim u ekzekutua në sallën e gjyqit menjëherë duke thirrur policinë, e cila u vendosi prangat dy të dënuarve për vrasje me paramendim.
Në vendimin e përmbledhur dhënë para pak nga Apeli i Gjirokastrës u provua dhe vërtetua përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Et’hem dhe Dino Muho janë autorë të vrasjes me paramendim të Alket Muhos në datë 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije të Memaliajt. Gjatë kësaj periudhe dy të dënuarit qëndronin në arrest shtëpie për shkak të shkeljes së afateve të ankimimit të vendimit për masën e arrestit.
-
Çfarë ka ndodhur me delen e klonuar Dolly?
16 Maj, 15:50 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



