Çfarë ka ndodhur me delen e klonuar Dolly?

16 Maj 2022, 15:50 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Çfarë ka ndodhur me delen e klonuar Dolly?

25 vjet më parë një dele e lindur jashtë Edinburgut në Skoci u bë e famshme në të gjithë botën.

Delja Dolly siç njihej ishte delja e parë e klonuar nga një qelizë e rritur duke shkaktuar një interesim të madh për teknologjinë e klonimit, por edhe një panik rreth mundësisë së klonimit tek njerëzit.

Dr  Ian Wilmut, i cili ishte kreu i ekipit kërkimor në Institutin Roslin të Edinburgut u shpreh në atë kohë:

‘’ Dolly rrodhi nga një qelizë e gjëndrës së qumështit. Bërthama e qelizës së qumështit u implementua në një vezë fertile nga një dele tjetër e rritur dhe lindi Dolly’.

Ajo ishte gjenetikisht identike me delen nga e cila u mor qeliza e qumështit.

Para kësaj ngjarje nuk besohej se ishte e mundur të klonohej një kafshë nga një qelizë e rritur dhe Dolly ishte qengji i parë i lindur pas 277 përpjekjesh.

Përparimi ndezi një panik - duke përfshirë idetë e largëta se e njëjta teknikë mund të përdoret për të rikthyer Hitlerin në jetë.

Dr Wilmut e hodhi poshtë idenë duke thënë:

"Unë mendoj se është vërtet fantastike. Ideja që njerëzit do ta bëjnë këtë i takon filmave dhe librave dhe jo jetës reale. Të gjithë në grup do ta konsideronin fyese të punonin me materiale njerëzore. Ne do ta konsideronim atë joetike, të papranueshme dhe gjithashtu do të ishte e paligjshme.”

Dolly jetoi në institutin Roslin dhe  kishte gjashtë qengja.

Embriologia Karen Walker, e cila kishte ndihmuar në krijimin e Dolly-t, tha se ajo ishte si një 'divë' dhe e shijoi vëmendjen që i solli fama e saj, duke u shprehur me shaka: "Nëse ajo do të kishte një buzëkuq, do ta kishte vënë për gazetarët’.

 Ajo ngordhi në moshën gjashtë vjeç e gjysmë - pavarësisht se një dele  ka një jetëgjatësi  prej rreth 11 vitesh.

Pas analizave të bëra u zbulua se delja kishte vuajtur nga kanceri i mushkërive për shkak të një virusi të zakonshëm të deleve.

Në vazhdën e Dolly, kafshë të tjera janë klonuar, duke përfshirë demat, derrat dhe kuajt.

Shkencëtarët besojnë se një ditë, teknika mund të jetë e vlefshme për të shpëtuar speciet e rrezikuara.

Që nga viti 2003, Dolly është balsamosur dhe ekspozohet në Muzeun Kombëtar të Skocisë.

Çfarë ka ndodhur me delen e klonuar Dolly?
Dolly i ekspozuar në muzeun skocez

Po ndodh...