Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

23 July 2026, 08:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësirat do të vijnë gradualisht në shtim gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në momente të veçanta pritet të arrijë deri në 12 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 2 ballë.

 

Po ndodh...

ide