Sot seanca e fundit plenare e sesionit, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interpelanca me Karakaçin, pikat e rendit të ditës

23 July 2026, 08:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbahet sot seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.

Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë çështjesh, ku në fokus të punimeve do të jenë raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së këtyre institucioneve gjatë vitit 2025.
Një nga pikat kryesore është raporti për veprimtarinë e SPAK-ut për vitin 2025, ku pritet debat politik mbi punën e strukturës antikorrupsion dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Projektrezoluta për SPAK do të prezantohet nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Në seancë do të diskutohen gjithashtu raportet e Avokatit të Popullit dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe do të zhvillohen interpelanca dhe seanca pyetje-përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Blendi Himçi, Bujar Leskaj dhe Erald Kapri.

 

Në rendin e ditës janë përfshirë edhe disa akte normative dhe projektligje, mes tyre akti normativ për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare, si dhe një sërë nismash ligjore që lidhen me ekonominë, shoqëritë evropiane, turizmin, Kodin Detar, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe pronësinë industrial. Po ashtu, deputetët do të votojnë edhe për emërime në Komisionin e Prokurimit Publik, ndërsa në fund të seancës janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Seanca pritet të shoqërohet me debate politike, veçanërisht gjatë shqyrtimit të raporteve të institucioneve të drejtësisë dhe SPAK-ut.

Ndërkohë ditën e nesërme protestuesit kanë njoftuar protesta para Parlamentit që siç janë shprehur do t’ju urojnë deputetëve “pushime të mbara”, duke qenë që është seanca e fundit plenare që mbyll këtë sesion parlamentar.

Kujtojmë se seanca e fundit u shoqërua me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për rendin e ditës, ku opozita refuzoi të dëgjonte raportimin e Avokatit të Popullit Endri Shabani me argumentimin se ata nuk e njohin duke qenë se u votua vetëm me votat e PS-së. Pas debateve seanca u mbyll me propozim të kreut te Grupit të PS-së Taulant Balla.

RENDI I DITËS

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 23.7.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1
1.Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 16.7.2026 dhe 20.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.
4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.
5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025″.
6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.
7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025″.
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.
10. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.
11. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj.
12. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
13. Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026″
14. Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturorturistik me përmasa ndërkombëtare”.
15. Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”.
16. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.
17. Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”.
18. Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.
19. Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”.
20. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, të ndryshuar”.
21. Projektligji “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
22. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar”.
23. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004, “Кodi Detar Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
24. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar”.
25. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10093, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”””.
26. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”
27. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar”.
28. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
29. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82 datë 26.07.2024, “Рër Policinë e Shtetit”.
30. Projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”.
31. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
32. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
33. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
34. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

Po ndodh...

ide