Përplasje me policinë, protestuesit heqin një prej gardheve metalikë para Kuvendin

23 July 2026, 09:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kanë tentuar të futen brenda perimetrit të sigurisë të vendosur nga policia, duke u përpjekur të heqin një prej gardheve metalike.

Situata ka sjellë përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të ruajtur perimetrin e sigurisë.

Protesta vijon nën masa të forta sigurie, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kanë hedhur thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës.

 

 

 

Po ndodh...

ide