"Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Kuvendi"/ Paralajmëron Ambasada e SHBA: Priten të tjera protesta në ditët në vazhdim

23 July 2026, 09:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit.

Ndërkohë ata kanë paralajmëruar se edhe në ditët në vazhdim do të ketë protesta.

MESAZHI I PLOTE

Një protestë është planifikuar përpara ndërtesës së Parlamentit, e cila ndodhet në Rrugën George W. Bush.

Kjo protestë lidhet me protestat e përnatshme që vazhdojnë përpara godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej.

Protesta të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim.

Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protestat mund të zgjerohen edhe në zonat përreth, duke përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare.

Prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve, devijimet e trafikut dhe bllokimet në qarkullim priten në orët para dhe gjatë protestave.

Personelit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara u rekomandohet të shmangë zonat ku zhvillohen protestat.

Për të rritur sigurinë tuaj, rekomandohet:

-Shmangni demonstratat.

-Qëndroni të vetëdijshëm për mjedisin përreth.

-Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose kufjeve në vende publike.

-Ndiqni mediat lokale për informacionet më të fundit.

-Keni gjithmonë një plan emergjence ose një rrugëdalje alternative.

-Mbani një profil të ulët dhe shmangni tërheqjen e vëmendjes.

Po ndodh...

ide