Agron Shehaj nuk lejohet të futet në Parlament, përplaset me punonjësit e Gardës: Hiqi duart, do të mbani përgjegjësi për këtë!
23 July 2026, 10:25 / POLITIKË

Agron Shehaj është hasur me një situatë të paprecedentë sot në hyrje të Parlamentit, teksa nuk është lejuar fillimisht të futet nga punonjësit e gardës.
Deputeti i Partisë “Mundësia” është përplasur fizikisht me ta, ndërsa ka kërkuar llogari se pse nuk lejohet që të hyjë. Ai pretendon se në datën 22 qershor ka skaduar përjashtimi i tij nga Kuvendi. Në debatin me punonjësit e gardës, Shehaj tha:
“Skandal! Çfarë është kjo diktaturë? Më tregoni urdhrin që nuk më lejoni të futem në Kuvend. Më trego shkresën, ku është vendimi? Hiqi duart! Hiqi duart! Do të mbani përgjegjësi për këtë. Më tregoni urdhrin. Mos më shty. Më tregoni vendimin. Ku e keni vendimin? Ka përfunduar në datën 22 qershor përjashtimi i im”, përfundoi ai.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
Nga Indrit Gjyzeli
ide
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
Nga Taulanda Jupi
Dumbabistët e rinj
Nga Thoma Gëllçi
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Nga Red Varaku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128