“Qytetarët po kërkojnë arrestimin e Saliut!"/ Berisha shpërthen ndaj Ballës: Je bundrra, bën pazaret e Suel Çelës

23 July 2026, 11:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kuvendit sulmoi ashpër socialistin Taulant Balla. Berisha e akuzoi Ballën se bën pazaret e të kërkuarit nga drejtësia, Suel Çela.

“Parafolësi (Balla) është përfaqësuesi më i shëmtuar i krimit. Ai është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës.

Parafolësi është negociatori i pazarit të votave dhe personazhi i dokumentit të asaj që u quajt ‘bundra’, por që personazhi i vërtetë ‘bundra’ është parafolësi. Pse thua ti zotëri? Shko në gjyq dhe bëj avokatin e tij. Të lexoj pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës. Ata që janë atje kërkojnë fundin e parlamentit, pasi përfaqësoni bandat dhe krimin dhe jo qytetarët.”, tha ai.

Në replikën e bërë, Balla ironizoi Bardhin të cilit iu kundërpërgjigj duke i thënë se ai nuk e mban dot kostumin e atij, e kjo është keqardhja më e madhe e grupit parlamentar të PD-së.

Më tej Balla u ndal te përmbushja e kërkesave të protestuesve për të cilat këmbëngulin demokratët, për të cilën solli në vëmendje se qytetarë kërkojnë që Berisha të dërgohet pas hekurave.

“Hera e parë në histori që ti ke ardhur para meje. Dhe të gjeta dhe në kafe me Gonen. Sa I përket pjesës së kostumit, rritu sa të duash, as nuk e mbush as e kënaq kostumin tim që të jemi të qartë. Por është keqardhje e madhe që kryetari I grupit të PD e përfundon diskutimin…kush është dallimi më I madh mes këtij grupi parlamentar dhe atij tjetrit. Ky grup parlamentar as ka vuajtur nga Sindroma e Stokholmit.

Ju vuani nga kjo sindromë. Do ti t’ia plotësosh kërkesën protestuesve: Saliu në burg thonë ata. Plotësoja kërkesën. Zoti kryetar meqë nuk kishim propozim për kalendarin dhe meqë kishte një kundër një pro atëherë kalendarin ta hedhim në votim” tha Balla në fjalën e tij.

Fjala e ballës shkaktoi irritimin e lideri demokrat i cili u kundërpërgj me akuza të rënda ndaj socialistit, të cilin e cilësoi si bashkëpunëtor të bandave kriminale.

“Parafolësi është përfaqësuesi më I shëmtuar I karteleve të drogës, shërbëtori më I shpifur I tyre. Eshtë njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e bicikletës së Lulzim Kullës. Eshtë negociatori I pazarit të votave por është gjithashtu edhe personazhi I dokumentit të asaj që u quajtur bundra, por që në të vërtetë bundra është parafolësi. Pse thua ti zotëri; dil bëj avokatin e tij.

A do të lexoj pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës. Ndaj ata që janë atje kërkojnë me të drejtë fundin e parlamentit sepse përfaqësoni bandat dhe krimin” u përgjigj Berisha.

 

 

Po ndodh...

ide