Berisha dhe të vetët mbërrijnë në Kuvend, kreu i demokratëve kërkon shkrirjen e Parlamentit

23 July 2026, 10:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Ka mbërritur në ambientet e Parlamentit kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha krahë deputetëve Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi. Ai ka mbërritur nga hyrja anësore e Kuvendit, duke qenë se hyrja kryesore është e bllokuar nga policia për shkak të protestës që është duke u zhvilluar, në ditën e saj të 54-ët, duke filluar që prej orës 8 e 30 të mëngjesit.

Gjatë hyrjes së tij Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se kërkesa e tyre është shkrirja e parlamentit, duke e konsideruar këtë si të vetmin vendim të drejtë që mund të merret.

“I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjidhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që grupi Parlamentar i PD paraqitet në Kuvend që pas bojkotit.

 

Po ndodh...

ide