Kurti propozon tjetër emër për president, replikë me kreun e PDK-së

6 October 2026, 22:33 / KOSOVA ALFA PRESS
Kurti propozon tjetër emër për president, replikë me kreun e

Kurti ka propozuar Justina Shiroka Pulën, ndërsa  ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës të vijnë dhe ta votojnë. Ai përsëriti se janë të gatshëm që paraprakisht të votojnë për ndryshimet në Ligjin për Specialen nëse Hamza zotohet se do të marrin pjesë me votë në seancë.

Shiroka Pula ka qenë pjesëtare e PDK-së në të kaluarën.

Nga viti 2008 deri më 2011, ajo ishte ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 deri më 2014 deputete e Kuvendit të Kosovës.

Vitin e kaluar, Shiroka Pula u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Po ndodh...