2023 viti i dhunës ndaj gruas, në pesë muaj 8 të vrara

5 Qershor 2023, 22:54 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

2023 viti i dhunës ndaj gruas, në pesë muaj 8 të vrara

Për fat të keq ende në shoqërinë tonë, gruaja shikohet si më inferiore karshi burrit, dhe shumë vajza sot mësohen që në fëmijëri se përpara dhunës duhet të heshtësh për të mirën e familjes.

Sot shumë vajza të reja dhe gra dhunohen në mënyrë të vazhdueshme dhe ato po përsëri heshtin.

Heshtin nga frika se do të gjykohen prej shoqërisë dhe nga frika se askush nuk i mbron.

Nisur nga ky mentalitet që për fat të keq edhe pse kemi 33 vite demokraci ende është në rritje numri i grave të dhunuara.

Po të hedhim një sy stastikave në 5 muaj të parë të këtij viti në të gjithë vendin janë vrarë 8 gra, arsyeja: kryesisht dhuna në familje.

Krimi i parë gjatë 2023 që do të trondiste vendin ndodhi më 27 janar.

80-vjeçari Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani 72-vjeç.

Krimi i dyfishtë brenda familjes ndodhi në Gramsh.

Pesë ditë më pas, Dan Hutra plagosi me thikë në Tiranë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi dhe më pas në Kodër Kamzë plagosi me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa dhe nënën e saj. Ndërsa të vrara mbetën e motra Mevlute Hysa dhe kunata Hasime Dafku.

Ngjarja makabre nuk do të mbetej me aq, teksa autori Dan Hutra, po në Kamzë vrau me të njëjtën armë Etleva Kurtin, për shkak të konflikteve që kishte pasur në burg me vëllanë e saj.

Mbrëmjen e 12 marsit, në lokalin e Fatjon Muratit që ishte objekt atentati, u vra gabimisht banakjerja Mimosa Paja.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit të datës 8 prill, Roland Sinani vrau me armë nusen e vëllait të tij, Migena Sinanin.

TABELA

GRATË E VRARA NË 5 MUAJ

27 janar vritet Zeqine Sinani

1 mars vritet Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku

1 mars vritet Etleva Kurti

12 mars vritet Mimoza Paja

8 prill vritet Migena Sinani

17 maj vritet Alma Qevani

3 qershor vritet Zeniat Muhollari

Po ndodh...