A kishte prejardhje afrikane mbretëresha Charlotte e Anglisë?

22 Maj 2023, 16:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

A kishte prejardhje afrikane mbretëresha Charlotte e Anglisë?

Pas serialit televiziv për Mbretëreshën Charlotte të Anglisë (1744-1818), i cili rrëfen në mënyrë imagjinare jetën dhe martesën e gruas së Xhorxhit III të Mbretërisë së Bashkuar (1738-1820), me nofkën "mbreti i çmendur", të gjithë pyesin nëse vërtet Charlotte e Mecklenburg-Strelitz ishte mbretëresha e parë e Anglisë me prejardhje nga Afrika.

Gjatë jetës së saj Charlotte luftoi për heqjen e skllavërisë dhe për këtë gjithashtu është shumë e njohur në Karolinën e Veriut (SHBA), ku një qytet mban emrin e saj (Charlotte).

Mjeku i saj Baroni Christian Friedrich Stockmar, e përshkruante atë si një grua të moshuar si "të vogël me një fytyrë me tipare të theksuara mulate".

Ndër zërat që mbështesin origjinën afrikane të mbretëreshës Charlotte është ai i historianit Mario de Valdes y Cocom, sipas të cilit portretet e mbretëreshës e tregojnë atë me tipare të qarta afrikane. 

A kishte prejardhje afrikane mbretëresha Charlotte e Anglisë?

Megjithatë, ka një portret në veçanti që ka nxitur debatin dhe është i pikturuar në 1762 nga skocezi Allan Ramsay, i cili portretizon mbretëreshën Charlotte në rrobat e saj të kurorëzimit.

Sipas de Valdes y Cocom, shumica e piktorëve të kohës fshinë tiparet që nuk i përgjigjeshin idealit evropian të bukurisë, ndërsa Ramsay i portretizonte subjektet e tij me njëfarë besnikërie dhe për këtë arsye tiparet e fytyrës së Carlottës do të pasqyronin origjinën e saj afrikane.

Ne kurrë nuk do ta dimë me siguri nëse Mbretëresha Charlotte ishte me të vërtetë mbretëresha e parë e Anglisë me prejardhje afrikane por është e rëndësishme të kihet parasysh se Mario de Valdes y Cocom është një ekspert i pavarur historian në diasporën afrikane sipas tij dhe familja fiorentine Medici dhe amerikanët Vanderbilt kishin gjithashtu origjinë afrikane./ Alfapress.al