Krimet më monstruoze të kryera në Shqipëri pas viteve 1990 e deri më sot

23 Maj 2023, 21:32 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Krimet më monstruoze të kryera në Shqipëri pas viteve 1990 e

Vrasje burrash, grash, vajzash, djemsh e deri tek vrasjet e fëmijëve.

Shqipëria është tronditur jo pak nga krimet e rënda, disa ende të pazabrdhura.

Duke lexuar këto krime kuptojmë shumë se as varfëria, as qeveria, as media e as kush tjetër nuk i ka fajin shoqërisë shqiptare të kryejë vrasje në kufijtë e një çmendurie.

Më poshtë janë disa nga vrasjet makabre që kanë tronditur vendin.

29 MAJ 1992
Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Ditbardh dhe Josif Çuko, grabisin në një banesë dhe vrasin 5 pjesëtarët e një familjeje, duke përfshirë edhe foshnjën 6 muajshe.

21 TETOR 1995
Rrëmbehet në Tiranë dhe më pas zhduket biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Dyshohet se ka vdekur pasi është torturuar nga punonjës të SHIK. Ende nuk është gjetur trupi i tij.

MARS 1997
Në Lushnje vritet dhe më pas i pritet koka një personi. Autori shëtit në qytet me kokën e prerë në prani të kalimtarëve.

MARS 1998
Në plazhin e Patokut gjendet i vrarë dhe më pas i djegur roja i një lokali. Autorët e kishin lidhur me pranga policie dhe më pas e kishin vendosur të lidhur në një shtyllë.

15 MARS 1998
Në Qafë-Priskë në Tiranë gjendet në rrugë kufoma e një pedagogu të Inxhinierisë së Ndërtimit. Mirjan Bubsi. Mendohet se autorët e kanë mbytur me peshqir dhe më pas e kanë djegur kufomën.

9 JANAR 1999

Gjendet rrugës drejt malit të Dajtit në bagazhin e një makine trupi i djegur i një të riu. Kufoma identifikohet muaj më vonë.

19 SHKURT 1999

Në qytetin “Studenti” gjendet e masakruar me një gurë në kokë studentja 21-vjeçare Kozeta Hyseni. Ajo studionte për gjuhë-letërsi në fakultetin Histori-Filologji. Edhe sot nuk është gjetur autori.

30 mars 1999
Pranë rrugën nacionale Tiranë-Durrës, gjendet e masakruar kufoma e Erieta Avdylit, punonjëse e UNICEF e cila rezultonte e zhdukur.

7 SHKURT 2001
Në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” në Tiranë, një ish-punonjës i SHIK vret me pistoletë nënë e bijë për shkak se vajza refuzoi të martohej me të.

11 TETOR 2001
Në Durrës masakrohet me 11 thika një prift italian dhe më pas autori është munduar të fshehë kufomën.

3 KORRIK 2003
Në Bërxull të Tiranës babai vret të bijën 16-vjeçare pasi u largua një natë nga shtëpia. Në fillim ngjarja u mbajt si vdekje natyrale por policia arriti të zbulojë krimin. I ati u dënua me 18 muaj burg.

4 SHKURT 2004
Në zonën e ish-kombinantit “Josif Pashko” në Tiranë babai vret vajzën 22 vjeç sepse kishte tre ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.

16 DHJETOR 2004
Zhduket nga trageti që po vinte nga Italia drejt Durrësit Irena Seli, një grua rreth të 40-ave. Mendohet se e kanë hedhur nga trageti në ujë.

9 SHKURT 2006
Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pa jetë në banesën e tyre tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatzënë dhe djali i tyre 3 vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.

7 KORRIK 2006
Në Has zhduket dhe më pas gjendet i vdekur mjeku dhe kryetari i degës së PD Behar Kastrati. Mendohet se më parë ai është vrarë dhe më pas është hedhur në rezervuar.

20 TETOR 2006
Në Zall-Herr të Tiranës gjendet një kufomë e masakruar të një vajze rreth 20 vjeçe. Edhe sot nuk është mësuar identiteti dhe autorët e këtij krimi makabër.

7 MARS 2009
Në lagjen “Allias” në Tiranë, dhëndri vret me pistolete vjehrrin, vjehrrën dhe pasi plagos edhe djalin e vet 16-vjeçar më pas vret veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja ne familje.

12 TETOR 2009
Në Bulqizë gjenden te vdekur në banesën e tyre një çift i ri bashkëshortësh. Policia hedh dyshimet se vrasje mund te jete një krim brenda familjes.

3 SHKURT 2011
Në Tiranë masakrohet me thika dhe më pas digjet në banesë një vajzë e re. Nuk janë zbuluar ende autorët.

15 SHKURT 2010
Kapet nga policia një person nga Librazhdi që kishte masakruar me sëpatë të ëmën 75 vjeç. Ai dyshohet kishte kryer edhe 4 vrase të tjera në fshat.

11 MAJ 2010

Në ambientet e shkollës se mesme “Mahir Domi” në Elbasan, ekzekutohet një 19-vjeçare. Sipas policisë autori pasi ka kryer krimin ka vrarë edhe veten. Shkak është bërë refuzimi i vajzës.

18 MARS 2011
Në Elbasan, nënë e bijë janë ekzekutuar me armë nga djali i shtëpisë. 28-vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici.

19 MARS 2011
Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan në lagjen “Syrja Dylgjeri”. Një person i paidentifikuar ka hyrë në banesën e familjes dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Mendohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje.

15 TETOR 2011
Në një pyll në Shëngjin gjendet një vajzë 25-vjeçare e masakruar me 20 plagë nga goditjet e thikës. Mendohet se vajza ishte nga Fieri.

13 GUSHT 2011
Në vendin e grumbullimit të plehrave në Korçë gjendet një kufomë e masakruar e një gruaje rreth të 30-ave. Asaj i kishin prerë kokën dhe gjymtyrët. Ende dhe sot nuk është identifikuar.

3 SHKURT 2012
Ekzekutohet në një pritë me 3 plumba një grua në Tiranë me profesion laborante dentare. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes dhe autori.

2 GUSHT 2012
Në Arrë e Temalit në Shkodër babai 45 vjeç, vret të bijën 14 vjeç sepse nuk donte të kulloste bagëtinë dhe më pas ai vret edhe veten.

7 GUSHT 2012
Në Poliçan të Skraparit roja i uzinës vret shefin e vet dhe më pas veten. Më pas vëllai i të vrarit dhunon kufomën e vrasësit.

3 SHTATOR 2012
Në zonën e plazhit “Iliria” në Durrës, nipi 26 vjeç vret xhaxhain 56 vjeç me thikë dhe më pas fsheh kufomën në banje në apartamentin ku banonte.

11 TETOR 2012
Në Xhafzotaj të Durrësit një 80-vjeçar masakron duke i prerë kokën një vajze studente 18 vjeç e cila ishte shtatzënë me të. Sipas hetimeve turpi për këtë lidhje ka bërë që vajza ti kërkonte 80-vjeçarit ta vriste dhe ai ka kryer krimin.

18 NENTOR 2012
Në Berat ekzekutohet për hakmarrje një 65-vjeçar, pasi ishte vrarë i është prerë koka. Shkak sipas policisë është bërë aksidenti që kishte bërë djali i tij nga ku kishte gjetur vdekjen një 52-vjeçare.

11 DHJETOR 2012
Në Orikum të Vlorë një burrë masakron me sqepar gruan shtatzënë dhe për dy netë fle në shtëpi duke patur kufomën aty.

31 JANAR 2013
Në Elbasan babai vret djalin dhe nusen e tij italiane pas një debate lidhur me mënyrën e jetesës dhe pronësinë e shtëpisë.

23 SHKURT 2013
Në Levan të Fierit një person ka vrarë vjerrin, vjerrën, ka plagosur bashkëshorten dhe më pas ka vrarë veten.

25 SHKURT 2013
Në Luzni të Dibrës dy nuse masakrojnë dhe më pas i hedhin vaj të nxehtë në vesh vjehrrës, Më pas kufomën e groposin në kasollen e lopës por policia zbulon ngjarjen dhe arreston të dy nuset.

16 MARS 2013
Kapet në Tiranë pedofili Ardian Përrenjasi i cili kishte abuzuar me një fëmijë dhe që dyshohet se kishte vrarë një fëmijë tjetër i cili rezulton ende i zhdukur.

16 TETOR 2013
Në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër një 57-vjeçar vret gruan dhe më pas veten në sy të vajzës 25 vjeçare.

5 DHJETOR 2013
Në Shkozet të Durrës në një orë mësimi vritet me çifte një nxënës 15-vjeçar nga shoku i tij i klasës pas një grindjeje.

9 MARS 2014
Në Lecco të Italisë, një nënë shqiptare, Edlira Dobrushi, vret tre vajzat e saj 3,10 dhe 13 vjeç pas divorcit me të shoqin shqiptar i cili ishte kthyer në Shqipëri.

17 MARS 2013
Në një shpellë në Zagorë të Shkrelit në Malësinë e Madhe gjendet një kufomë pa kokë mbuluar me gurë.

23 MARS 2014
Në Kurbin një nënë 45-vjeçare vret të bijën 15-vjeçare dhe më pas vret veten. Sipas të dhënave të para, e ëma ka patur si motiv për ta penguar vajzën të shkojë në ekskursion me klasën por edhe për një lidhje dashurie të saj.

28 KORRIK 2013
Në plazhin e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një 18-vjeçar ekzekuton me breshëri automatiku tre pushues. Sipas policisë, autori i arrestuar do të qëllonte ngacmuesit e motrës së tij, por gabimisht janë vrarë tre pushuesit.

9 MAJ 2014
Në Domgjon të Mirditës burri masakron gruan dhe më pas var veten. Mendohet se krimi është kryer për xhelozi.

1 MAJ 2014
Në fshatin Kuturman të Librazhdit nëna mbyt me jastëk foshnjën 2 muajshe sepse bashkëshorti i mohoi atësinë.

29 MAJ 2014
Në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, babai vret të bijën 21-vjeçare me 8 plumba. E bija ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe fakti që ajo nuk ka treguar se kush ishte i ati ka sjellë reagimin e tij duke e ekzekutuar.

18 GUSHT 2016
Një i sëmur mendor në Himarë vret dhe më pas i pret kokën një fëmije 12 vjeç të cilin e kishte kushëri. Fëmija kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet.

3 DHJETOR 2016
Ferdinand Ruko 52 vjeç nga Fieri, pasi e rreh dhe e zhvesh lakuriq bashkëshorten e tij Liljana Ruko, 43 vjeç, e hedh nga dritarja duke i shkaktuar vdekjen.

5 DHJETOR 2016
Naum Toshi, 41 vjeç në qytetin e Korçës ka mbytur fëmijët dhe më pas është vetëvarur në shtëpinë e vet pas braktisjes që bashkëshortja i kishte bërë familjes.

25 tetor 2017

Në lagjen Palorto të Gjirokastrës Apostol Kosta ekzekuton Aleks dhe Afërdita Kostën, më pas tenton vetëvrasjen. Ngjarja e rëndë erdhi pas një konflikti për çështje pronësie

20 maj 2017
Një borxh prej 1 milionë lekësh të reja kanë qenë arsye e mjaftueshme për 3 persona që t'i merrnin jetën në mënyrën më makabre, duke e djegur të gjallë Menduh Shaban Kurt-Dedës.

61-vjeçari, pasi fshihej prej kohësh pasi i kishte marrë para borxh ish-të dashurës Marjeta Karaj (Keta), Ngjarja u zbulua 5 vite me vonë

10.08.2018
Masakra është shënuar në fshatin Resulaj në afërsi të Selenicës, ku autor ishte 24 vjeçari Ridvan Zykaj. Ai vrau 8 persona. Viktimat ishin familjarë të autorit që ka qëlluar me armë mbi ta.

14 janar 2018

Mbrëmjen e 14 janarit, Emiljano Boçit i bëhet atentat duke e lënë në vdekur në vend, ndërsa shoku i tij u plagos. Boçi kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Gjermania dhe u qëllua pas shpine më shumë se 3 herë brenda makinës së tij.

21 janar 2018

Në 21 janar 2018, Aldison Belulaj vrau ish të dashurën e tij Ariela Muratin dhe më pas qëlloi me 1 plumb në kokë vetën. Ngjarja e rëndë tronditi kalimtarët, të cilët i panë dy të rinjtë të shtrirë në tokë. Ariela Murati vdiq në vend, ndërsa Aldison Belulaj ndërroi jetë një javë më vonë në Spital.

29 janar 2018

Një atentat mafioz iu bë 41-vjeçarit Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit 2018. Dëfrim Kasmi njihej me pseudonimin Dëfrim “qorri”. Ai njihej ndryshe edhe si “fantazma”.

Më 22 mars 2019 

Në një lokal në Elbasan iu bë atentat avokatit të njohur Ravik Gurra, i cili humbi jetën në vend. Avokati u qëllua me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. 

Më 1 nëntor 2019

Në mbikalimin e Shkozetit në Durrës iu bë atentat makinës së prokurorit Arjan Ndoja, i cili udhëtonte me shoferin e tij Andi Maloku dhe një personazh të njohur për konfliktet e tij me pronat në zonën e gjirit të Lalzit Pëllumb Muharremi, i cili njihet edhe me emrin Rrumi. Nga breshëritë e plumbave derdhur mbi makinën e prokurorit të 3 personat që udhëtonin me të mbetën të plagosur dhe disa ditë me vonë shoferi Andi Maloku humbi jetën. 

7 janar 2020

Në qendër të Rrëshënit u ekzekutua me plumb në zemër, biznesmeni Kastriot Reçi. Qyteti u trondit nga vrasja e bujshme, duke rikthyer frikën e eliminimeve për hakmarrje gjatë viteve të fundit në këtë qytet. Vrasja mund të lidhet me disa ekzekutimeve që kanë ndodhur ndër vite.

10 janar 2020 

Një tjetër grua u vra, këtë herë nga kunati xheloz. Eredet Çapoku qëlloi për vdekje me sende të forta Enkeleda Çapokun, duke i marrë jetën.

24 janar 2021 

Vritet Edmir Bregu në Durrës. 32-vjeçari që u qëllua për vdekje me kallashnikov pasi doli nga mjeti i tij në Durrës.32-vjeçari ishte me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës.

1 shkurt 2021

Vritet Shkëlzen Kastrati në Fier. Viktima po udhëtonte me makinë, në rotodon e Sheqit, kur autori i është afruar me një tjetër mjet duke e qëlluar nga krahu i pasagjerit.

4 janar 2022

Vritet  Erion Çela në një atentatin në një lokal në rrugën “Don Bosko” të Tiranës.

Erioni 35 vjeç ishte ulur në tavolinë me 4 persona të tjerë, mes tyre dajën, të vëllanë, kamarierin dhe një person tjetër, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.

9 janar 2022

Xhuliana Topalli, e cila u ekzekutua më 9 janar nga ish-partneri i saj, teksa ishin prindër të një vajze 5 vjeçe.

21 janar 2022

Fatime Suli, 63-vjeçarja e cila u mbyt me duar nga fqinji i saj, Fetah Marra, 58-vjeç .Suli u gjet në kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128