Gashi: Një nga të arrestuarit në veri, i dyshuar për krime gjatë luftës në Kosovë

Të hënën e 29 Majit Policia e Kosovës njoftoi se pesë protestues ishin arrestuar në Veri, nën dyshimin se kishin lënduar disa zyrtarë të KFOR-it.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, avokati Tom Gashi deklaroi se një prej të arrestuarve është identifikuar si një prej komandantëve të ushtrisë serbe në Koshare.
Megjithatë diçka e tillë do të verifikohet në ditët në vijim, sipas tij edhe pas marrjes në pyetje nga njësia e Policisë së Kosovës për krime lufte.
“Njëri prej të arrestuarve që faktikisht e mori KFOR-i për shkak të sulmeve që ishin të rënda. Sot i është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë është identifikuar si një prej komandantëve të ushtrisë serbe në Koshare dhe tani ditët në vijim do të merret në pyetje dhe nga njësia e Policisë së Kosovës për krime të luftës dhe do të shohim se a është apo nuk është i implikuar në krime të luftës ndaj popullatës tonë shqiptare.”
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

