
Gjyshja 92 vjeçare u bë vrasësja më e 'famshme' në Europë

Ajo u arrestua dy herë duke i shpëtuar shumicës së akuzave pa prova dhe ishte aktive për gjysmë shekulli dhe besohet se ka vrarë mbi 150 njerëz.
Dhe bëhet fjalë për vrasësen më të frikshëm në Europë për një gjyshe nga Serbia e njohur si Baba Anujka.
Njerëzit nga vendet e largëta iu drejtoheshin Baba Anujkës për t’i kërkuar ndihmë mjekësore.
Asaj i pëlqente të mburrej se trajtimet e saj nuk dështonin kurrë dhe se ajo kishte pacientë dhe aristrokatë të cilët i kërkonin kurime për shqetësime të vogla të përditshme. Ajo që është e domosdoshme për të përmendur është se ajo ofronte dhe një shërbim shumë të veçantë.
Për një shumë të mjaftueshme, Baba Anujka përgatiste një kurë për të larguar nga kjo jetë një person që ishte i padëshirueshëm.
Viktimat e saj ishin gjithmonë burra të cilët vdisnin pasi pinin helmin që Baba Anujka kishte përgatitur për këta persona.
Çdo vrasës serial ka një arsye
Baba Anujka e quajtur Ana Draxin, lindi në Rumani diku nga viti 1837 edhe ishte e bija e një tregtari bagëtish, por që në fëmijëri familja e saj jetonte në në Petrovasâla, në Banatin serb.
Në moshën 20 vjeçare ajo u infektuar me sifiliz (sëmundje seksualisht e transmetueshme) nga një ushtar austriak, duke e çuar Baba Anujkën të jetonte në izolim për disa kohë, ku dhe studioi dhe mjekësinë tradicionale.
Me këmbënguljen e të atit, ajo u martua me një pronar toke 20-vjeçar, me të cilin lindi 11 fëmijë (10 prej të cilëve nuk jetuan deri në moshën madhore).
Pas vdekjes së burrit të saj, ajo ngriti një laborator dhe filloi të përgatiste ilaçet e saj.
Kura më e njohur e Baba Anujkës ishte një kombinim i arsenikut, mërkurit dhe farave etnobotanike, të cilat sipas saj zgjidhnin- të gjitha shqetësimet e klientit- materiale apo martesore.
Ajo gjithmonë i pyeste pacientët e saj se sa serioz ishte problemi që duhej zgjidhur.
Me këtë ajo iu referonte peshës së atij që do të vritej, në mënyrë që ajo të përgatiste dozën e duhur.
Ajo u premtonte klientëve se ‘shqetësimet’ e tyre do të largoheshin maksimumi për 8 ditë dhe për këtë kërkonte 5000 dinarë (monedhe serbe) për një shishe të ‘ilaçit mrekullibërës.’
Ndonjëherë ajo ofronte trajtim të holluar, i cili ishte vetëm ata që donin të shpëtonin nga shërbimi ushtarak.
Nuk dihet saktësisht se sa njerëz ka vrarë Baba Anujka.
Shumë herë familjet që i kërkuan ndihmën e saj refuzuan autopsinë në mënyrë që të mos nxirren provat e helmimit.
Hera e parë kur ajo u arrestua ishte viti 1914, por që më vonë u lirua.
Por ajo nuk pati të njëjtin fat 14 vjet më vonë, në moshën 92 vjeçare kur, për herë të parë, autoritetet mund të provonin përfshirjen e saj në vdekjen e një burri.
Gabimi ishte se në atë rast pijen nuk e kishte bërë vetë Baba Anujka por një infermiere.
Duke qenë se kura nuk ishte aq e fortë, viktima ishte në gjendje të konsultohej me një mjek përpara vdekjes.
“Nuk kam parë kurrë helm në jetën time. Kam përgatitur vetëm ilaçe, por ato ishin krejtësisht të padëmshme”, tha Baba Anujka në gjykatë.
Një grua që pranoi se kishte paguar 5000 dinarë për shishen që kishte marrë nga Baba Anujka dëshmoi para gjykatës. Baba Anujka në moshën 92-vjeçare u ngrit dhe goditi dëshmitaren me shuplakë, ku gjyqtari e kërcënoi se do ta largonte me zinxhirë nga salla e gjyqit.
Një bujë e madhe u krijua rreth procesit, në gazetat nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara që shkruanin për të gjitha detajet.
Baba Anujka u dënua me 15 vjet burg, por nuk e kreu dënimin e plotë, duke u falur në vitin 1936 në moshën 100-vjeçare./Përshtati Alfapress.al

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128