Vjeshta, stina e glikove

Glikot përgatiten me fruta të freskëta, të cilat nuk duhet të jenë shumë të pjekura. Ndryshe nga reçelërat ku fruti mund ta humbasë formën e tij për glikotë paraqitja e bukur dhe e padëmtuar e frutit është shumë e rëndësishme. Një ndër sekretet e përgatitjes së glikosë është respektimi i raportit frut-sheqer. Po kështu edhe zierja me 2-3 ndërprerje bënë që lëngu i frutave të dalë dhe sheqeri të hyjë në brendësi të tyre.
Gliko kumbulle
Koha e përgatitjes: 1 orë
Koha e qëndrimit në gëlqere: 1 orë
Zierja: 24 orë me 2-3 intervale
Përbërësit
1 kg kumbulla gjatoshe, 1 kg sheqer, 2 gota ujë, lëng limoni ose limontos, 4-5 gjethe barbaroze
Përgatitja
1. Zgjidhni kumbulla të forta. Pastrojini nga lëkura dhe bërthama me kujdes pa ju prishur formën.
2. Lërini kumbullat e pastruara të kullojnë 10-15 minuta dhe kalojini në ujin me gëlqere për 1 orë.
3. Pas kësaj kohe kullojini, lajini me ujë të rrjedhshëm dhe nëse dëshironi në vendin e bërthamës vendosni bajame të pjekura.
4. Përgatitni shurupin. Hidhni në një tenxhere të thellë sheqerin, lëngun e kumbullave dhe ujin. Lëreni të ziejë për 8-10 minuta.
5. Shtoni te shurupi kumbullat. Kur të marrin valën e parë largoni tenxheren nga zjarri. Lëreni të pushojë 10 orë.
6. Vendosini pas kësaj kohe të ziejnë përsëri për 10-15 minuta në zjarr të ngadaltë. Lërini përsëri të pushojnë 10 orë.
7. Në zierje e tretë para përfundimit hidhini 1 lugë lëng limoni ose pak limontos.
8. Bëni provën e shurupit. Nëse qëndron në formë sumbulle në pjatë, glikoja është gati.
9. Hidhini me kujdes kokrrat në vazo pa i shtypur. Aromatizojini me gjethe barbaroze ose kanellë.
10. Mbyllini hermetikisht dhe lërini të pushojnë 3-4 orë.Ruajeni glikonë në vend të freskët.
11. Shërbejini në pjata të vogla kristali.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
