Histori interesante/ Mënyra e zgjuar që Elvis Presley i ktheu urrejtësit e tij në klientë

2 Dhjetor 2022, 12:31 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Histori interesante/ Mënyra e zgjuar që Elvis Presley i ktheu

Elvis Presley njihet nga të gjitha si ikona e muzikës rok and roll gjatë viteve ‘50 dhe ’60 në mbarë botën.

Ai ishte një nga këngëtarët më të famshëm të kohës së tij, por me famën vjen dhe shumë urretje që mund të krijohet nga zilia ose thjesht mospëlqimi.

Shumica nëse jo të gjithë të famshmit ose marka në botë do të kënaqeshin duke u pëlqyer nga të gjithë por Elvisit nuk i interesonte pasi përdorte urrejtësit e tij për ta bërë veten edhe më të famshëm dhe të pasur në të njejtën kohë.

Pas çdo njeriu të famshëm qëndron një menaxher i madh

Për të pasur një karrierë të suksesshme Elvis Presley  e dinte se do t'i duhej një menaxher, prandaj ai zgjodhi kolonelin Tom Parker i cili qëndroi me këngëtarin  deri në vdekjen e tij.

 Parker pa potencialin brenda Presley-t si dhe kërkesën brenda industrisë së muzikës.

Plani i tij ishte ta kthente Presley-n në një makinë për të bërë para duke e bërë atë diçka më shumë sesa thjesht një personazh të famshëm, një markë. 

Menaxheri i tij këmbënguli që ai të regjistronte një këngë të frymëzuar nga vetëvrasja e një burri që u hodh nga dritarja e një hoteli.

Të gjithë menduan se ishte një çmenduri, madje edhe kompania diskografike nuk u pajtua me idenë pasi ata e dinin se diçka e tillë nuk do të shiste pasi ishte thjesht shumë e rëndë dhe do të refuzohej nga tregu.

Pas publikimit të këngës, në më pak se një muaj, ajo u bë një top hit dhe qëndroi në krye të top-listave për shtatë javë.

 Ideja ishte që të ishte një këngë kontroverse që të tërhiqte shumë vëmendje dhe pikërisht këtë gjë e arriti.

Për shkak të natyrës së këngës, ajo tërhoqi edhe atë shumë urrejtës të  cilët po publikonin edhe më shumë imazhin e Presley-t. 

Çdo publicitet është publicitet i mirë.

Për ta bërë Elvis Presley-n një markë, koloneli Tom Parker zgjodhi ta bënte Presley-n në një yll filmi pasi kjo ishte një ëndërr e vjetër e Presley-t, dhe gjithashtu do të tërhiqte më shumë njerëz në markën e tij.

 Në vitin 1956, Elvis Presley realizoi filmin e tij të parë,  Love Me Tender,  i cili pati një sukses të madh.

Sekreti i suksesit të filmit ishte edhe kënga e emërtuar sipas filmit. Kështu filmi u përdor për të tërhequr klientë  nga industria e muzikës dhe industria e filmit.Fushata e parë për të tërhequr dhe adoleshentët

Koloneli Tom Parker pa një mundësi që askush tjetër nuk e pa në atë kohë brenda industrisë së muzikës, domethënë, për të krijuar mallra bazuar në imazhin Elvis Presley. 

Kështu, koloneli Parker nënshkroi një marrëveshje me një tregtar filmi në Beverly Hills për pothuajse 40,000 dollarë (nëse llogarisim inflacionin, do të ishte 312,000 dollarë sot).

Atraksioni kryesor ishte tregu i adoleshentëve, pasi ky treg nuk shfrytëzohej ende me mallra të kësaj natyre. 

Në vetëm gjysmë viti, mbi 50 lloje të ndryshme produktesh me temën e  Elvis Preslit u prodhuan dhe u shitën në Amerikë.

Një raport nga Wall Street Journal raportoi këtë deri në fund të vitit 1957, mallrat me temë Elvis kishin fituar mbi 22 milionë dollarë (nëse llogarisim inflacionin që do të ishte 192 milionë dollarë sot).

Bëjeni të gjithë tregun klientin tuaj

Thuhet se të kesh të gjithë tregun  si klient është e pamundur, jo domosdoshmërisht për shkak të konkurrentëve por sepse disa njerëz thjesht nuk do ta pëlqejnë/urrejnë produktin ose markën tuaj.

Megjithatë, menaxheri i Elvis Presley-t  vërtetoi të kundërtën.

Histori interesante/ Mënyra e zgjuar që Elvis Presley i ktheu

Në vitin 1958, një lloj i ri produkti tregtar doli në formën e butonave me mesazhin "I Hate Elvis" të cilat synonin pikërisht ata që urrenin Elvisin.

Ky produkt shitej si bukë e nxehtë në raft pasi koloneli Parker e dinte që edhe Elvisi  kishte krijuar urrejtje të madhe rreth tij, disa nga zilia e suksesit të tij, ndërsa të tjerë thjesht nuk e donin, prandaj ai përfitoi nga ky “faktor negativ”.

Përveç fitimit të shumë parave nga urrejtësit e tij, që blenin këtë mall në të njejtën kohë reklamonin markën e Elvisit. 

Prandaj, urrejtësit u bënë promotorët e tij publikë./ Përgatiti Alfapress.al

 

 
 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128