
Ja si i ruante FBI gjurmët e gishtave para epokës dixhitale

Para se FBI të avanconte në epokën dixhitale, baza e të dhënave të saj dukej si një depo e madhe.
Në vitet 1920, zyra federale kishte vetëm 25 punonjës që merreshin me klasifikimin e më shumë se 800,000 shenjave individuale të gishtërinjve.
Por që nga viti 1943, ka pasur më shumë se 20,000 njerëz që bënin këtë punë, duke renditur jo më pak se 70 milionë shenja gishtash.
Cila ishte metoda për katalogimin e gjurmëve të gishtërinjve?
Kush ishte në krye të këtij misioni special të qeverisë amerikane dhe sidomos ku u zhvillua e gjithë procedura?
I fshehtë në një fabrikë
Gjatë luftës, duke qenë të mbingarkuar, zyrtarët vendosën ta zhvendosnin institucionin në një ndërtesë ushtrie në Uashington që kishte më shumë se 8000 metra katrorë.
Ata e quajtën atë Fabrika e gjurmëve të gishtërinjve.
Ashtu si shumica e departamenteve të FBI-së, gjithçka që po ndodhte brenda kësaj fabrike duhej të qëndronte brenda fabrikës.
Informacioni i mbajtur brenda kësaj ndërtese ishte i paçmuar dhe nëse binte në duart e njerëzve të gabuar, mund të kishte ndryshuar botën.
Çdo person që punonte në këtë vend ishte i zgjedhur dhe i trajnuar mirë.
Shumica e punonjësve ishin gra.
Në vitet 1970, ata kishin marrë sekrete jetike të inteligjencës dhe ushtarake, duke arritur të përdornin të ashtuquajturën makinë luftarake spiunazhi me kapacitet të plotë.
Gratë punonin 10 orë në ditë, 6 ditë në javë, duke përpunuar deri në 35,000 shenja gishtash në ditë.
Mijëra punonjës të FBI-së në fillim të viteve 1940 u trajnuan nën sistemin e identifikimit të gjurmëve të gishtave Henry, një metodë e përdorur në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera anglishtfolëse që katalogonte manualisht gjurmët e gishtërinjve bazuar në disa kritere fiziologjike.
Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, prioritetet e FBI-së ndryshuan: ata nuk hetonin më krimet apo shkeljet e përditshme, që ndodhnin në tokën amerikane, por merreshin dhe me gjurmimin e spiunëve dhe marrjen e informacionit nga përtej kufirit , duke ndjekur dhe hetuar emigrantët potencialisht sabotues.
Kishte dosje personale me shenjat e gishtërinjve të pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, agjentëve të huaj që punonin për Shtetet e Bashkuara dhe atyre që merreshin me prodhimin e armëve, duke përmbledhur: të gjithë ata që ishin pak a shumë të lidhur me qeverinë amerikane.
Dosjet përmbanin si gjurmët e gishtave të individëve, por edhe një biografi të shkurtër dhe një verifikim të plotë të së shkuarës.
Me fjalë të tjera, nëse emri juaj do të ishte në këtë bazë të dhënash, ata do të dinin çdo vend ku keni qenë që kur keni lindur deri në momentin e tanishëm.
Nga fundi i viteve 1950, Amerika e dinte se një informacion i tillë jetik është arma më e mirë dhe arma e ardhshme që do të përdoret në luftërat moderne.
Kjo sepse me informacionin e duhur mund të burgosohej apo edhe të ekzekutohej një person.
Ky departament pati suksesin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ata shqyrtuan 20,000 raporte për sabotim, nga të cilat 2,282 zbuluan se ishin përpjekje të vërteta për sabotim.
Shumë nga informacionet janë të klasifikuara.
Kjo tregon se pse Amerika kishte vërtet një avantazh, sepse ata e kuptuan shumë mirë se informacioni do të bëhet burimi më i vlefshëm në të ardhmen./Marrë nga History of yesterday përgatiti Alfapress.al

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128