Këngëtaret më të bukura para viteve '90 që adhuroheshin nga shqiptarët dhe ku janë sot

20 Shtator 2023, 20:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

 Këngëtaret më të bukura para viteve '90 që

I mbani mend? Ata që e prisnin festivalin si të vetmen ngjarje të madhe televizive, me siguri që po.

Këngëtaret më të bukura para viteve '90 që

1.Parashqevi Simaku thënë ndryshe ikona e muzikës shqiptare të viteve’ 80.

E njohur për zërin e saj melodioz ajo fitoi menjëherë dashurinë e publikut.

Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shumë çmime të para.

Parashqevia asokohe komentohej shumë edhe pë veshjet e saj të cilat nuk ishin parë më parë në skenat shqiptare.

Këngëtarja u largua nga Shqipëria kur ishte 25 vjeç dhe jetoi në Amerikë ku u martua dhe lindi një djalë.

Qarkullojnë thashetheme për Parashqevin në lidhje me shëndetin e saj por nuk dihet asgjë pasi këngëtarja ka preferuar të qëndrojë larg ekranit prej vitesh. 

Këngëtaret më të bukura para viteve '90 që

2.Lindita Theodhori mbetet një nga këngëtaret më të bukura shqiptare edhe sot e kësaj dite. Koha për të duket sikur ka ndaluar edhe pse kanë kaluar shumë vite që kur merrte pjesë në festivale të asaj kohë. Rrallëherë ajo shfaqet në emisione dhe pak vite më parë ajo publikoi dhe dy këngë që u pëlqyen shumë nga publike si Cobankat dhe Lamtumirë.

Këngëtaret më të bukura para viteve '90 që

3. Liljana Kondakçi mbetet një nga ikonat e muzikës së lehtë shqiptare dhe ndër këngëtaret më të bukura të viteve 80.

Liljana njihej edhe si ndër të paktat vajza që visheshin shumë bukur.

Ajo vazhdon të shfaqet në ekran e ftuar në emsione ku flet për kohën kur këndonte në festival dhe turet muzikore.

Liljana sot është gjyshe e 3 nipërve të cilat i ka pikë të dobët.

Këngëtaret më të bukura para viteve '90 që

4. Me vokalin e saj potent dhe fytyrën e ëmbël, Nertila Koka fitoi dashurinë e të gjithë shqiptarëve që në moshën 17-vjeçare kur bëri debutimin e saj të parë në Koncertin e Pranverës.

Nertila jeton prej vitesh larg Shqipërisë dhe në fotot e saj të fundit shihet qartë që ruan të njëjtën hijeshi dhe elegancë.

Këngëtaret më të bukura para viteve '90 që

5.Ema Qazimi njihet si kaçurelsja më e bukur e festivaleve të asaj kohe. Por edhe ndër të paktat këngëtare që solli një stil të ri me veshjet e saj. Edhe sot Ema ruan të njëjtën freski sa që duket sikur koha për të ka mbetur në vend.

Ajo ka vite që e ka lënë skenën por këngët e saj dëgjohen edhe sot e kësaj dite nga brezat.

Këngëtaret më të bukura para viteve '90 që

6.Edhe Alida Hisku mbetet një nga këngëtaret më të bukura shqiptare të viteve ‘70. Ditët e sotme Alida ruan të njëjtën hijeshi si dikur, por prej shumë vitesh nuk jeton më në Shqipëri. Këngëtarja që i dhuroi publikoi këngë shumë të bukura u përjashtua nga skena në kulmin e karrierës, një moment i vështirë për Alidën.

Këngëtarja vazhdon të shfaqet në emisione ku ka shprehur mirënjohjen për publikun i cili vazhdon t’i dëgjojë këngët e saj pavarësisht se ajo është shkëputur nga skena./Alfapress.al

Po ndodh...

ide