Ku ndodhet varri i Aleksandrit të Madh?

8 Qershor 2023, 12:39 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Ku ndodhet varri i Aleksandrit të Madh?

Në moshën 30 vjeçare Aleksandri i Madh kishte arritur të rrëzonte kombin më të fuqishëm, Persinë. Duke e copëtuar Perandorinë Persiane, ai arriti të zgjerojë kufijtë e pushtetit të tij nga India dhe pjesë të Azisë Qendrore.

Nga Greqia në Pakistan dhe nga Armenia në Egjipit, e shtrinte perandorinë e tij Aleksandri i Madh.
Megjithatë, në një kthesë të papritur të fatit, Aleksandri do ta humbiste perandorinë e tij pothuajse aq shpejt sa e fitoi. Nuk është plotësisht e qartë se si ai vdiq ose ku ekziston varri i tij.

Disa historianë besojnë se ai u infektua nga malaria, ndërsa të tjerë mendojnë se ai u helmua nga gjeneralët ose këshilltarët e tij mashtrues.
Pavarësisht, pa një teori të qartë perandoria u nda në dhjetëra fragmente, për të mos u ribashkuar më kurrë.

Në kaosin që pasoi, pak ose asgjë nuk dihej se çfarë ndodhi në të vërtetë me trupin e Aleksandrit të Madh. Ka një sërë hipotezash, por asgjë konkrete nuk është gjetur as në kanalet e historisë apo në ndonjë zbulim në një vend arkeologjik në Lindjen e Mesme.
Edhe sot, vendndodhja e vërtetë e varrit të Aleksandrit mbetet një mister.

Egjipti

Egjipti është një nga teoritë kryesore se ku mund të ndodhet varri i Aleksandrit të Madh sipas shumë historianëve. Pas rënies së perandorisë së tij, besohet se një nga gjeneralët e tij Ptolemeu mori trupin e tij dhe e dërgoi në Egjipit.

Sipas disa të dhënave, trupi u mbajt në Memphis, një qytet antik.
Trupi i Aleksandrit ka të ngjarë të ishte ruajtur atje ndërsa një varr më i madh dhe shumë më i përshtatshëm po ndërtohej në Aleksandri.
Është e rëndësishme të kujtojmë se kur Aleksandri hyri në Egjipt disa vjet para vdekjes së tij, ai u portretizua si një hero që shpëtoi popullin egjiptian nga shtypja persiane.
Ai shkoi aq larg sa kurorëzoi veten si Faron.
Megjithatë, nuk është e qartë se sa kohë zgjati ndërtimi i varrit apo edhe nëse ai përfundoi ndonjëherë.

Qyteti i Aleksandrisë

Aleksandri i Madh ishte përgjegjës për riemërtimin e dhjetëra qyteteve dhe qytezave
Ai madje i vuri një qyteti emrin e kalit të tij.
Qyteti mbeti një fener i kulturës helene në rajon dhe do ta bënte këtë deri sa romakët pushtuan Egjiptin në vitin 30 para Krishtit.

Duke marrë parasysh të gjithë këta faktorë dhe lidhjet e ngushta që Aleksandri kishte me qytetin dhe kombin, Aleksandria cilësohet si një vendndodhje e mundshme e varrit të tij.
Kjo vendodhje e varrit të Aleksandrit është përmendur dhe nga Jul Cezari.
Por Cezari nuk ishte kurrë i qartë për vendndodhjen e tij të saktë. Cezari tregoi vetëm vizitën në varrin e tij por është i turbullt me pjesën tjetër të detajeve.

A do të gjendet ndonjëherë varri i Aleksanderit të Madh?

Ndërsa kërkimi për varrin vazhdon, një grup në rritje historianësh dhe arkeologësh janë bërë gjithnjë e më pesimistë për gjetjen e vendndodhjes së varrosjes së Aleksandrit të Madh.
Këta historianë me të drejtë theksojnë se nëse të dhënat e lashta janë të sakta, atëherë varri është ose nën ujë ose ndodhet nën një ndërtesë zyre ose një kompleks apartamentesh diku në qytet.

Sido që të jetë, do ta bënte pothuajse të pamundur gjetjen.
Ata argumentojnë se edhe nëse do të gjendej, ka shumë mundësi që të jetë dëmtuar përtej njohjes falë erozionit të ujit dhe shkaqeve të tjera natyrore.
Nisur nga këto të dhëna vendndodhja e vërtetë e varrit të Aleksandrit të Madh mund të qëndrojë si një nga misteret më të mëdha të pazgjidhura të historisë.

Po ndodh...