Kush e zbuloi në të vërtetë Amerikën?

1 Shkurt 2023, 11:48 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Kush e zbuloi në të vërtetë Amerikën?

Kultura pop dikton që Christopher Columbus ishte evropiani i parë që zbuloi Amerikën e Veriut.

Kjo është paraqitur si fakt deri vonë por dokumentat e lashta diktojnë që ishin vikingët dhe më konkretisht ishte vikingu Leif Erikson që në të vërtetë zbuloi Amerikën i pari.

Leif Erikson ishte i biri i Erik Red, themeluesi i parë i një vendbanimi në Grenlandë dhe gjithashtu një i afërm i largët i Naddodd, një tjetër eksplorues që ishte i pari që zbuloi Islandën.

Pra mund të themi se eksporimi ishte një tipar i trashiguar tek Lief Erikson. Pasi u rrit në Grenland, në moshën 29 vjeçare vendosi të ndiqte hapat e të parëve të tij.

Ai dëgjoi për herë të parë për tokën në Perëndim të Grenlandës nga një burrë i quajtur Bjarni Herjolfsson, një tregtar i cili teksa udhëtonte gjatë kthimit pa tokën.

Me këtë informacion, Erikson bleu anijen e Bjarnit, mblodhi rreth tridhjetë e pesë njerëz dhe u nis drejt vendit të përshkruar nga Bjarni. 

Babai i tij kishte menduar të ishte në ekspedita me të, por ai u rrëzua nga kali gjatë rrugës për në anije, të cilën ai e perceptoi si një ogur të keq, prandaj, ai qëndroi në shtëpi.

Një Udhëtim i Egër

I vetëm pa ndihmën e ekspertit dhe pa shumë përvojë, Erikson vazhdon të ndjekë rrugën e tregtarit. 

Ai do të zbriste fillimisht në një pjesë veriore të Kanadasë, për të cilën vlerësimet moderne supozojnë se ishte në vendin e Labradorit në Kanada. 

Ai do të nisej sërish dhe pas 2 ditëve do të mbërrinte në një pjesë shumë më të ngrohtë të kontinentit me një furnizim të bollshëm salmon në bregdet,  e cila interpretohet si zona bregdetare e  Amerikës së Veriut.

Dimri u afrua, kështu që Erikson vendosi të ngrite kampin për pjesën tjetër të vitit në këtë zonë të sapogjetur.  Ai e ndau ekuipazhin e tij në dy pjesë, njërën për të qëndruar në kamp dhe gjysmën tjetër për të eksploruar. 

Pala e eksploruesve gjatë ekspolirimit gjeti shumë hardhi rrushi ndërsa arritën më tej në brendësi të tokës, prandaj, e pagëzuar  tokën me emrin "Vinland". 

Ai do të kalonte dimrin atje dhe do të kthehej në Grenlandë me një furnizim të bollshëm rrushi dhe druri për të treguar suksesin e tij./Përgati Alfapress.al

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128