Mësimi i madh që mori për pasurinë Bill Gates, nga një gazetashitës i varfër!

3 Nëntor 2022, 11:01 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Mësimi i madh që mori për pasurinë Bill Gates, nga një

Bill Gates, njeriu më i pasur i botës për shumë vite, tregon një histori interesante. Njëherë dikush e pyeti nëse ekzistonte dikush më i pasur se ai në botë.

Bill Gates u përgjigj: "Po, është një person që është më i pasur se unë."

Siç tregon ai, kur ende nuk ishte i pasur apo i famshëm, në aeroportin e Nju Jorkut afrohet pranë stendës së gazetave.

“Doja të blija një gazetë, por vura re se nuk kisha para të thyera. Kështu që hoqa dorë nga blerja e gazetës, të cilën ia ktheva shitësit.

“I thashë që nuk kisha të holla. Shitësi më tha: “Këtë po të jap falas dhe me këmbënguljen e tij e mora gazetën.

“Rastësisht, pas dy-tre muajsh, në të njëjtin aeroport dhe përsëri më mungonin të hollat për një gazetë. Shitësi më ofroi sërish gazetën. Unë refuzova dhe thashë që nuk mund ta marr sepse edhe sot për dreq nuk kam të imta. Shitësi menjëherë më tha: “Mund ta marrësh, se unë po e heq nga fitimi im, dhe nuk dal me humbje”. Përsëri e mora gazetën.

Pas 19 vitesh u bëra i famshëm dhe i njohur nga njerëzit. Papritur m'u kujtua ai shitësi i gazetave. Fillova ta kërkoja dhe pas rreth 1 muaj e gjysmë, e gjeta.

“A më njeh mua?”, e pyeta sapo u takuam. “Po, më tha ai, ti je Bill Gates”.

E pyeta përsëri: A të kujtohet se një herë që më ke dhënë një gazetë falas?

Shitësi tha: Po, më kujtohet. Jo njëherë, por dy herë ta dhashë gazetën falas.

“Dua ta shpërblej për çka më ofrove atëherë. Më kërko çfarë të duash, unë do ta përmbush”.

"Zotëri, a nuk mendoni se duke vepruar kështu nuk do të jeni në gjendje të përballoni ndihmën time?", tha shitësi.

"Pse?", e pyeta unë.

"Unë të kam ndihmuar kur isha një shitës i varfër gazetash dhe ti po përpiqesh të më ndihmosh mua tani, kur je bërë njeriu më i pasur në botë. Si mund të përputhet ndihma juaj me timen?'

"Atë ditë kuptova se shitësi i gazetave është më i pasur se unë, sepse ai nuk priti të bëhej i kamur për të ndihmuar dikë".

Njerëzit duhet të kuptojnë se të pasurit e vërtetë janë ata që kanë zemër të pasur dhe jo shumë para.

Të kesh zemër të pasur është gjëja më e rëndësishme./Përgatiti Sokol Neçaj

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128