Parfumi i Mbretëreshës Elisabetës II kishte formulë sekrete

22 Shtator 2022, 16:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parfumi i Mbretëreshës Elisabetës II kishte formulë sekrete

Mbretërit e mbretëreshat, nuk shquhen për jetë të perkore. Përkundrazi!

Veç të tjerave, ata marrin me vete shumë e shumë sekrete e ”ekskluzivitete” që në vdekatarët e zakonshëm s’do t’i marrim vesh kurrë. As mbretëresha britanike Elisabeta - që u varros këtë të hënë (19 shtator)  - s’bënte përjashtim.

Siç thote Enrico Franceschini, autori i librit “Elisabetta II: l’ulima grande regina” - i sapobotuar në Itali - “shpesh, për të marrë vesh ndonjë lajm për çfarë ndodh brenda oborrit mbretëror, duhet të “përgjosh” nga vrima e çelësit.”

Mbretëresha e adhuruar e britanikëve, edhe parfumin e kishte të personalizuar: ishte i pari dhe i fundit person që e ka përdorur.

Po kush e prodhonte këtë parfum ekskluziv?

Ishte italiania Laura Bosetti Tonatto, e cila e rrëfen me emocion të madh gjithë historinë.

Pasi kishte marrë dhenë fama e Laurës, Buckingham Palace i kërkoi Laurës të prodhonte një parfum që do ta përdorte vetëm mbretëresha, por që duhet të plotësonte tre kushte:

1. Të pasqyronte gëzimin e jetës, të mbretëreshes.

2. Të ishte një parfum britanik, pra të mbështetej të trëndafili, jasemini dhe qelibari.

3. Askush në këtë botë, përveç “nones”, pra Laurës, nuk duhet ta nuhaste atë arome.

Iu deshen dy vite pune, gjatë të cilëve mbretëreshës i dërgoheshin kampione të përzgjedhur. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, vete ekspertja shkoi rreth 20 here në pallatin mbreteror, por një mundim me vete ishte protokolli i certifikimit të dokumenteve dhe formulës.

Në vitin 2008, Elisabeta jo vetëm e zgjodhi, por i kërkoi Laurës që parfumi të prodhohej edhe për aromatisjen e mjediseve, qirinjtë e çarçafët.

Për punën e saj të pëlqyer, mbreteresha e ka falendëruar personalisht autoren e parfumit të porositur.

Si respekt ndaj mbretëreshës, as burri i saj (Laures) nuk i ka marrë ere kurrë atij parfumi.

Veç kesaj, me 8 shtator 2022, ditën e vdekjes se Elisabetës, Laura ka vendosur fshirjen e formulës sekrete të parfumit të saj./ Përgatiti Selim Kurti 

 

ide