“Pyetje me spec”/ Kur një qark futet mirë një shoqëri? (Përgjigjja për pyetjen e një dite më parë)

Në rubrikën “pyetje me spec”, Alfa iu pyeti një ditë më parë se: Pse është e vështirë të kuptohet grimi i prestigjiatorit? Duket se asnjë nuk ka arritur të gjejë përgjigjen e saktë. Përgjigja është: Sepse ka truk. Ndërsa pyetja që Alfapress ka sot për ju është: Kur një qark futet mirë një shoqëri?
Alfapress.al po ju sjell rubrikën “Pyetje me Spec”, e cila është e përditshme. Çdo mëngjes i mirënjohuri, “mbreti” i Fjalëkryqeve dhe lojërave inteligjente të fjalëve dhe mendjes, Kadri Vokopola, do të shtroj për ju një pyetje “me pak të futur”, pra me spec. Pyetja bëhet e thjeshtë në një mendje inteligjente por gjithsesi përgjigjen e saktë do ta mësoni ditën tjetër në faqen e alfapress.al, si dhe në Facebook.
Në të njëjtën kohë do të merrni pyetjen tjetër “me spec”, duke ju dhënë mundësi 24 orë që të “vrisni mendjen” dhe të gjeni përgjigjen e saktë.
Kujdes: Nuk bëhet fjalë për pyetje “enciklopedike” për të cilat do të tentoni të gjeni përgjigje në Google. Jo, përgjigjja e saktë është vetëm në kapacitetin tuaj për të vënë mendjen në punë.
Nuk është shumë e vështirë, mjafton që të fusni në punë logjikën dhe ndoshta edhe përvojën tuaj personale.
Jepini dhe shihemi nesër në të njëjtën kohë për të mësuar përgjigjen dhe natyrisht, për të marrë “specin djegës” të radhës./ Alfapress
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
