Speciale/ Katastrofa e aksidenteve në Shqipëri dhe si ti parandalojmë ato!

25 Shkurt 2023, 14:34 / AKTUALITET ALDO SULOLLARI

Speciale/ Katastrofa e aksidenteve në Shqipëri dhe si ti

Vitet e fundit po përballemi me një numër të lartë aksidentesh. Në vendin tonë situata paraqitet dramatike dhe e pashpresë. Shkaqet kryesore të aksidenteve  janë: mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur, shpejtësia e madhe përtej kufijve të lejuar etj. Rritja e numrit të aksidenteve me pasojë jetën është bërë aq shqetësuese, sa në verën e disa viteve më parë, në periudhën kur ktheheshin dhe emigrantët në atdhe, kishim pothuajse çdo ditë aksidente me vdekje.

Si shpjegohet ky numër i lartë aksidentesh? Këtu kanë të bëjnë faktorët e njëjtë me vendet e tjera të Europës dhe faktor lokal ''alla'' shqiptar. Së pari, tek ne ndodh një fenomen që në vendet perëndimore as që mund të mendohet. Me dëshmi drejtimi automjeti mund të pajiset kushdo me një kurs 50 ditor, a thua se është i mjaftueshëm.

Në raste kur ndonjë nuk arrin të kalojë testin boll që të paguajë dhe menjëherë bëhet drejtues automjeti. Eliminimi i një fenomeni të tillë do të ulte numrin e aksidenteve pasi personat që nuk kanë aftësi drejtuese, nuk do të ishin përdorues të rrugës, si rezultat rrugët tona do të ishin më të sigurta. Një shkak tjetër i rëndësishëm që ndikon në numrin e lartë të aksidenteve është dhe niveli i sigurisë që ofrojnë rrugët tona. Trafiku rrugor i Shqipërisë ofron statistika lufte, në çdo stinë të vitit, por ato shtohen dhe bien më shumë në sy gjatë stinës së verës.

Statistikat për gjysmën e gushtit dhe gjysmën e vitit janë mëse tragjike; kanë humbur jetën 15 vetë në 8 ditët e para të gushtit, por çdo vit në mbi 1500 aksidente humbin jetën 350 persona, plagosen mbi 1 mijë e 800 të tjerë; një situatë e papranueshme dhe jashtë kontrollit, thonë specialistët. Ekspertët pohojnë se Shqipëria duhet të ndryshojë rrënjësisht administrimin e sigurisë rrugore. Zoti Mitat Tola, një ekspert i njohur i kësaj fushe, thotë se qeveria e ka lejuar aksidentin të ndodhë si pjesë e natyrshme e lëvizjes automobilistike në Shqipëri.

Sipas tij, ministria e brendshme, ministria e transporteve dhe drejtoria e rrugëve e kanë toleruar aksidentin si pjesë fatale e trafikut, ndërsa gjendja është mjaft e vështirë.Sipas specialistëve, shoferët sillen me rrugën në mënyrë agresive dhe kriminale, ndërsa policia e shtetit dhe policia rrugore nuk kanë kontroll të plotë mbi rrugët; për më tepër policia rrugore del anës rrugës për të gjobitur dhe jo për te ndihmuar shoferët që të gjejnë drejtimin e duhur.

Mos vendosja e rripit të sigurimit, mos zbatimi i respektimit të tabelave dhe sinjaleve dhe përdorimi celularëve në timon, janë disa nga shkeljet që sjellin zakonisht tragjeditë nëpër rrugët e Shqipërisë, për të cilat përgjegjës është vetë autoriteti shtetëror. Drejtuesit kryesor të qarkullimit rrugor theksojnë me shqetësim se Shqipëria nuk ka trashëguar kulturë të trafikut të automjeteve dhe të cilësisë së rrugëve sipas standardeve.

Si t’i parandalojmë aksidentet?

Kufizimi i shpejtësisë, rripi i sigurimit dhe celulari.
Në disa rrugë shpejtësia e lejuar mund të duket tepër e ulët. Megjithatë, kalimi i shpejtësisë zakonisht nuk ju kursen edhe aq kohë. Për shembull, për një distancë 50 km, rritja e shpejtësisë nga 90 në 110 km në orë, do t’ju kursejë rreth 6 minuta. A ia vlen të rrezikoni jetën për kaq pak kohë? Rripi i sigurimit është bërë enkas për sigurinë. Një agjenci qeveritare në Shtetet e Bashkuara thoshte se vetëm në atë vend, rripi i sigurimit ka shpëtuar më shumë se 72.000 jetë nga viti 2005 deri në vitin 2009. A e zëvendëson atë jastëku i ajrit? Jo.

Ky të mbron kur përdoret bashkë me rripin e sigurimit. Nëse nuk e vini rripin, jastëku i ajrit nuk ka shumë dobi, madje mund të kthehet në rrezik. Prandaj, bëjeni zakon të vini rripin e sigurimit dhe kërkojuni ta vënë edhe atyre që janë me ju në makinë. Kujdes edhe një gjë tjetër: kurrë mos e përdorni celularin për të folur a për mesazhe ndërsa i jepni makinës.

Forca e fërkimit të gomave është më e vogël kur rrugët janë të lagura, me pluhur, rërë ose zhavorr. Po ta ngadalësoni shpejtësinë, ka më pak të ngjarë të rrëshqitni gjatë frenimit. Nëse udhëtoni shpesh në rrugë të mbuluara me borë ose akull, mendoni seriozisht të blini goma dimri. Ato kanë lule më të thella dhe forcë fërkimi më të madhe. Kryqëzimet janë një rrezik për të gjithë shoferët. Një ekspert i kësaj fushe sugjeron: kur ndizet drita jeshile, mos hyni vetëtimthi në kryqëzim. Nëse pritni vetëm pak, mund të shmangni karambolin me ndonjë makinë që nuk e ka respektuar dritën e kuqe. Për shmangien e aksidenteve është thelbësore të mbahet makina në gjendje të mirë. Imagjinoni ç’mund të ndodhë nëse frenat nuk mbajnë kur jeni në timon. Që t’u paraprijnë problemeve mekanike, disa shoferë e çojnë rregullisht makinën te një mekanik i aftë për t’i bërë shërbime, kurse të tjerë ia bëjnë vetë. Sido që të jetë, sigurohuni që makinës t’i bëhen kontrollet dhe riparimet e nevojshme.

  Edhe shoferët që zakonisht janë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm, mund të rrezikojnë shumë nëse i japin makinës pasi kanë pirë alkool. Gjatë vitit 2008, mbi 37.000 njerëz në Shtetet e Bashkuara humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Rreth një e treta e tyre vdiqën në karambole të shkaktuara nga shoferë që kishin pirë. Edhe fare pak alkool mund t’ia dëmtojë reflekset shoferit. Disa e ndajnë mendjen as të mos e vënë në buzë, nëse do t’i japin makinës. Zbatimi i rregullave të trafikut, vënia e rripit të sigurimit, mbajtja e makinës në gjendje të mirë dhe mospërdorimi i alkoolit kur i jepni makinës, mund t’ju mbrojnë jetën juve dhe të tjerëve. Këto sugjerime do t’ju ndihmojnë t’i shmangni aksidentet vetëm nëse i zbatoni.

Siguria rrugore eshte nje temë shumë e rëndësishme e cila duhet trajtuar me përpikmëri. Siguria rrugore në ditët e sotme nuk ka një nivel të lartë sigurie dhe kjo identifikohet mëse miri nga aksidentet e shumta që fatkeqsisht po shtohen dita ditës dhe më shumë. Shkaku është i vështirë për tu përcaktuar, por mund të themi me siguri të plotë se një pjesë e madhe e njerëzve nuk njohin sinjalistikën rrugore apo rregullat e qarkullimit rrugor. Nuk dinë t’i zbatojnë, nuk dinë kur t’i zbatojnë apo dhe nuk duan t’i zbatojnë.

Por kaq e vështirë është të kuptosh se pakujdesia, mos informimi dhe kokëfortesia sjellin pasoja fatale për jeten? Një shkak tjetër është gjithashtu mungesa e orientimit rrugor. Edhe ky është një shkak i fortë për ndodhjen e aksidenteve të ndryshme rrugore. Ne, njerezit duhet të jemi të parët që duhet të ndërgjegjësohemi për këtë fakt , duhet të mbrojmë jetët tona, jetën e qytetarëve të tjerë. Informacionet dhe udhezimët për sinjalistikën rrugore janë të shumta duke filluar nga mete hollësishmet e deri të më të rëndësishmet me të cilat ne takohemi cdo ditë. Rrugët e marrjes së informaicionit janë të shumta e të ndryshme.

Personat që ngasin makinat përvecse duhet të jenë të informuar për sinjalistikën e makinave duhet të dinë mjaft mirë edhe atë të këmbësorve. Duhet ta respektojnë atë dhe të mos shkelin në korsinë tyre, kështu anashakalojnë dhe shumë aksidente. Ndoshta thjesht një pakujdesi e vogël sjell pasoja fatale për atë që nget makinën po edhe për këmbësorin ose për ata që ngasin bicikleta.

Makinat duhet të ecin gjithmonë me shpejtësinë e lejuar dhe mos ta tejkalojnë atë sepse do të ishte mjaft e vështirë ta kontrollojë makinën në ato caste. Gjithashtu duhet me patjetër që asnjëri të mos e ngasë makinën nën efektin e alkolit pra atë dehur. Statistikat kanë treguar që përqindja më madhe e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e alkolit. Më e mira e të mirave do të ishte që asnjëri të mos ngiste makinën apo mjete të tjera pa u njohur më parë me sinjalsitikën rrugore dhe të githë rregullat e saj. Gjithcka fillon nga ne dhe nga dëshira dhe vullneti jonë për të përmirësuar gjithcka.

Viti 2021 është mbyllur me një rritje të numrit të aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, gjatë 2021 numërohen 1.376 aksidente rrugore, nga 1.234 në 2020. Gjatë kësaj periudhe janë aksidentuar 1860 persona, nga 1.598 gjatë vitit paraardhës.

Ndërkohë është rritur edhe numri i personave që kanë humbur jetën, ku sipas INSTAT janë 197 qytetarë, nga 181 gjatë vitit 2020. Gjatë vitit të shkuar, aksidentet rrugore, në 15,3 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 17,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet Rrugore, Janar 2023

Në muajin Janar 2023 numërohen 84 aksidente rrugore nga 107 të ndodhura në muajin Janar 2022. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 21,5 %.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 119 persona nga 147 persona të aksidentuar në
muajin Janar 2022.

Aksidentet rrugore, në 79,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 33,3 % të numrit të
aksidenteve gjithsej. Numri i aksidenteve rrugore për këtë grup-moshë është ulur me 9,7 %, krahasuar me të
njëjtën periudhë të një viti më parë./ Alfapress.al

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128