
Rrethimet më të gjata në Historinë e Luftës

Në historinë moderne, ne e konsiderojmë rrethimin e Leningradit (1941) si një nga rrethimet më të gjata.
Ishte një nga rrethimet më të vështira të Luftës së Dytë Botërore, krahasuar dhe me atë të Stalingradit.
Por nëse hedhim një vështrim prapa në hsitori, kuptojmë se rrethimet më të gjata të luftës moderne nuk krahasohen me betejat e historisë së largët.
Kështu rrethimet me të gjata në histori ndodhën shumë para epokës modern, në periudhën mesjetare apo antike.
Rrethimi i kalasë së Drepanës (249–241 p.e.s., Lufta e Parë Punike)
E vendosur në perëndim të ishullit të Siçilisë, Drepana ishte një nga kalatë detare më të rëndësishme të Kartagjenës.
Gjatë Luftës së Parë Punike (264–241 pes), kalaja u bë objektivi i forcave romake.
Kalaja u sulmua nga romakët në 249 para Krishtit.
E rrethuar si në tokë ashtu edhe në det, Drepana arriti t'u bëjë ballë armiqve deri në vitin 241 p.e.s., kur u thye bllokada.
Në total, Kartagjena, me 120 anijet e saj, fundosi ose pushtoi nëntëdhjetë e tre anije romake pa humbur asnjë nga anijet e saja.
Nga deti mund të vinin anijet me grurë, ndërsa rrethimi në tokë vazhdonte.
Por në vitin 241 para Krishtit, romakët erdhën me një flotë më të fortë dhe mundën kartagjenasit.
Fundi i rrethimit ishte pas tetë vjetësh, e cila shënoi edhe fundin e Luftës së Parë Punike.
Rrethimi i Selanikut (1422–1430)
Rrethimi i Selaniut ndodhi mes viteve 1422 dhe 1430 dhe ishte pjesë e përpjekjeve të osmanëve për të zgjeruar fuqinë e tyre në Evropë.
Fillimisht rrethimi filloi për shkak të dëshirës së Sulltan Muradit II për të ndëshkuar perandorët bizantin të dinastisë Paleologus për përpjekjet e tyre për të nxitur ushtrinë osmane me rebelim.
Rrethimi filloi në 1422 dhe një vit më vonë, Andronicus Paleologus hoqi nga kontrolli i Republikës së Venedikut dhe mori përsipër të mbronte Selanikun.
Venedikasit nuk e kuptuan se sa shtrenjtë do t'i kushtonte mbrojtja e Selanikut, por me gjithë vështirësitë, nuk u dorëzuan.
Bllokada detare zgjati tetë vjet, deri në vitin 1430, kur osmanët sulmuan qytetin dhe e pushtuan.
Popullsia vuante nga uria e shkaktuar nga bllokada dhe në vitin 1430, kur turqit nisën sulmin përfundimtar, Venediku arriti të mbledhë vetëm disa mijëra ushtarë, një numër i pamjaftueshëm për të mbrojtur qytetin.
Rrethimi i Ishiyama-Honganji (1570–1580)
Lufta Ishiyama-Honganji u zhvillua midis viteve 1570 dhe 1580, drejt fundit të periudhës së Shteteve ndërluftuese në Japoni.
Oda Nobunaga, samurai që nisi një fushatë për të bashkuar Japoninë në fund të shekullit të 16-të, u përball me rezistencën e sektit të luftëtarëve-murg Ikkō-Ikki, i cili kontrollonte një rrjet fortifikimesh, tempujsh dhe komunitetesh.
Lufta mes tyre kishte si element qendror luftën për pushtimin e bazës Ikkō-Ikki, kala-katedralen Ishiyama-Honganji (në Osakën e sotme).
Ndërsa Nobunaga dhe aleatët e tij kryen sulme ndaj komuniteteve dhe fortifikimeve Ikki në provincat fqinje, duke dobësuar sistemin mbështetës të kalasë, pjesa tjetër e ushtrisë së tij rrethoi, duke bllokuar hyrjen dhe furnizimin.
Rrethimi përfundoi dhjetë vjet më vonë, në 1580.
Rrethimi i Candia (1648-1669)
Rrethimi i Heraklionit (sot Heraklion, Kretë) ishte rrethimi më i gjatë në histori: zgjati jo më pak se njëzet e një vjet, që do të thotë se të lindurit në vitet e para të rrethimit vajtën për të luftuar në betejat e fundit.
Rrethimi filloi në maj 1648 pasi kalorësit sulmuan një kolonë osmane.
Sulltani u përgjigj duke dërguar një forcë prej 60,000 burrash në Candia, një kështjellë veneciane, ku kalorësia kishte zbarkuar me plaçkat e marra nga anijet osmane.
Turqit e rrethuan qytetin për tre muaj, ndërprenë furnizimin me ujë dhe bllokuan hyrjen e venecianëve në qytet, pas së cilës filluan bombardimet.
Megjithatë, nuk pati efektin e pritur, sepse mbrojtësit e kalasë rezistuan heroikisht.
Venecia u përgjigj me një përpjekje për të bllokuar ngushticën e Dardaneleve në mënyrë që të ndalonte turqit të rifurnizonin forcën e tyre ekspeditare Kretase.
Venedikasit u përpoqën të thyejnë rrethimin në 1666 dhe gjithashtu në 1669, por pa sukses.
Përfundimisht, kapiteni Morosini, i cili drejtonte mbrojtjen e kalasë, mbeti me vetëm 3600 ushtarë dhe u detyrua të pranonte një kapitullim me kushte, gjë që i lejoi të krishterët të largoheshin të sigurt nga Candia./ Përgatiti Alfapress.al

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128