Si sot në 1952 lindi mashkulli më s*ksi në botë, Patrick Swayze

18 Gusht 2022, 17:49 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Si sot në 1952 lindi mashkulli më s*ksi në botë, Patrick

Si sot në 1952 – Lindi Patrick Swayze, aktor dhe balerin amerikan. (vd. 2009)

I njohur për interpretimin e roleve kryesore, veçanërisht për personazhet romantikë, të ashpër dhe komikë.

Ai shquhej edhe për imazhin dhe pamjen e tij mediatike; Revista People e quajti Swayze si "Mashkulli më seksi në botë" në 1991.

Swayze mori tre nominime për çmimin Golden Globe si aktori kryesor më i mirë në një film - Komedi ose Muzikal; për rolet e tij në filmin romantik Dirty Dancing (1987), filmin thriller Ghost (1990) dhe filmin komedi rrugore To Wong Foo, Thanks for Everything, Julie Newmar (1995). Ai gjithashtu luajti në filma të famshëm aksion si Road House (1989) dhe Point Break (1991). Ai u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame në 1997.

Swayze shkroi dhe regjistroi këngën popullore "She's Like the Wind" dhe u nderua pas vdekjes me çmimin Rolex Dance në vitin 2012. Në vitin 2009, Swayze vdiq nga kanceri pankreatik në moshën 57-vjeçare./ Përgatiti Sokol Neçaj

 

Po ndodh...