Si vdiq Jul Çezari? Brenda vdekjes famëkeqe të diktatorit romak

15 Korrik 2022, 16:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Si vdiq Jul Çezari? Brenda vdekjes famëkeqe të diktatorit romak

Gaius Iulius Caesar i njohur në gjuhën shqipe si Jul Çezari lindi më 12 korrik 100 p.e.s në Romë dhe vdiq 15 mars p.e.s.

Ai ishte një ushtarak dhe burrë shteti i Perandorisë romake dhe luajti një rol të rëndësishëm në transformimin e kësaj perandorie.

Marshimi i ushtrisë së Jul Çezarit drejt Britanisë së Madhe e shtriu botën romake deri në oqeanin Atlantik.

Ai konsiderohet si një prej gjenive ushtarak më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve më të fortë.

Çezari ishte ngritur në pushtet pas dekadash bllokimi politik dhe luftërave civile në Republikën Romake. 

Sipas Enciklopedisë së Historisë Botërore, Çezari e forcoi statusin e tij përmes reforma të shumta. 

Ai u ofroi tokë ushtarëve në pension, i ndihmoi të varfërit, standardizoi lojëra e gladiatorëve dhe uli krimin duke krijuar vende pune përmes projekteve të punëve publike. 

Madje ai kërcënoi më tej institucionet demokratike të Romës duke marrë kontrollin e plotë të thesarit dhe duke anashkaluar Senatin.

Megjithatë, për kolegët e tij politikanë, këto arritje të diktatorit romak ishin të tmerrshme – dhe ata filluan të komplotonin vdekjen e Jul Cezarit.

Po si vdiq Jul Cezari?

Çezari mbretëroi nën një mandat të vetë-imponuar 10-vjeçar. 

Në shkurt 44 pes, ai përmbysi kushtetutën dhe e kurorëzoi veten diktator perpetuo - duke e shtrirë  pushtetin e tij në përjetësi.

 Sjellja e tij e përditshme vetëm sa i përkeqësoi gjërat.

Çezari filloi të vishej si mbretërit e lashtë , duke u ulur në një karrige ari gjatë seancave të Senatit dhe mbante një kurorë dafine në kokë.

Politikanët kishin filluar të kishin frikë nga 55 vjeçarin që po sillej më shumë si mbret se sa një nënpunës publik veçanërisht kur ai nuk respektonte kolegët ose kur la jashtë senatorët ndërsa nënshkruante dekrete joortodokse.

 Një grup senatorësh që e quanin veten "Çlirimtarë"  filluan të bashkëpunojnë në hije.

Figurat kryesore që komplotuan vdekjen e Jul Cezarit përfshinin: Gaius Trebonius, një pretorian që luftoi përkrah Cezarit në Spanjë; Decimus Junius Brutus Albinus, guvernator i Galisë; Gaius Cassius Longinus; Marcus Junius Brutus dhe Publius Servilius Casca Longus,

 Ata debatuan nëse do ta vrisnin në shtëpi apo në një vend publik, por e dinin se kjo duhej bërë shpejt para se Çezari të nisej për një fushatë ushtarake më 18 mars.

Dhe në atë ditë fatale të marsit, Çezari mbërriti në Senat për një seancë në dukje standarde kur dhjetëra senatorë e rrethuan. 

I pari që sulmoi ishte Lucius Tillius Cimber II cili i grisi atij petkun zyrtar para se një grup prej 60 personash ta godisnin atë 23 herë me thikë.

Ndërsa të vetëshpallurit "Çlirimtarët" besonin se kishin shpëtuar Republikën Romake, vdekja e Julius Cezarit thjesht i hapi rrugën stërnipit të tij dhe trashëgimtarit të adoptuar Octavian që të mbretëronte - dhe të sundonte si perandori i parë i Perandorisë Romake.\alfapress

Si vdiq Jul Çezari? Brenda vdekjes famëkeqe të diktatorit romak
Një pikturë që tregon se si Jul Cezari vdiq nga duart e senatorëve të tij

Po ndodh...

ide