
Sot është Dita Botërore e Luftës kundër HIV/AIDS-it/ Kujdes vrasësen me emër të bukur!

Sot është Dita Botërore e Luftës kundër HIV/AIDS-it (SIDA-s), ndaj është rasti ta “kujtojmë”, përmes shifrave:
• Nga viti1981 deri më sot, nga virusi HIV, jane infektuar rreth 80 milionë njerëz
• Rreth 41 milionë njerëz kanë vdekur nga SIDA
• 38.4 milionë njerëz janë aktualisht të infektuar me virusin e SIDA-s, HIV.
• Nga këta, 36.7 milionë janë të rritur, ndërsa 1.7 milionë janë nën 15 vjeç.
• Në vitin 2004, u shënua piku i vdekjeve: 1.7 milionë
• Gjatë vitit 2021, vdiqën prej saj rreth 650 mijë vetë, shifër që shënon një ulje prej 68% krahasuar me vitin 2004
• Gjatë vitit 2021, u infektuan gjithsej 1.5 milionë njerëz, shifër që shënon një ulje prej 32%, krahasuar me vitin 2010.
• Rreth 85% e njerëzve të infektuar, janë testuar dhe e dinë se janë të prekur.
• 25%, ose 9.7 milionë njerëz ende nuk kanë siguruar akses në shërbimet e testimit.
• 75% e të testuarve, ose 28.7 milionë persona, i janë nënshtruar terapisë antivirale.
• Krahasimi midis viteve 2000 dhe 2021, na dëshmon se infektimet e reja kanë rënë me 39% dhe vdekjet me 51%, duke sjellë shpëtimin e 15.3 milionë jeteve.
• 66% e të prekurve i perkasin kontinentit afrikan.
• Një vlerësim statistikor na paralajmëron se shkëputja 6-mujore e trajtimit te HIV-it, mund të sjellë vdekjen e 500 mijë individëve më shumë.
• Nuk ka ende një kurë për SIDA-n, megjithë hapat e shpejtë që po bën shkenca.
Prandaj, më e mira rrugë është shmangia e infektimit, pra profilaksia.
Të mos e harrojmë SIDA-n, armikun e padukshëm që kanos - krahas sëmundjeve të tjera - jetën dhe mirëqënien tonë! Përgatiti Selim Kurti

Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi!
ide

Internacionalizmi ortodoks i kryeministrit

Demokratë reflektoni, Foltore liro zyrat e PD!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128