Spiuni i jetës reale nga i cili u frymëzua dhe personazhi ikonik James Bond

28 Nëntor 2022, 18:09 / MADE IN ALFA ALFA PRESS
Spiuni i jetës reale nga i cili u frymëzua dhe personazhi ikonik James
Sidney Reilly


Më 5 nëntor 1925, një burrë i quajtur Sidney Reilly u ekzekutua nga policia sekrete e Bashkimit Sovjetik. 

Por nuk ishte një ekzekutim i zakonshëm.

Reilly ishte spiuni më i madh i kohës së tij.

Ai kishte pas vetes një aktivitet mbi dy dekada, dhjetëra, ndoshta edhe qindra misione të përfunduara  dhe histori personale aq të ngatërruar sa historianët nuk kanë mundur t'i deshifrojnë deri më sot.

Kush është ky njeri misterioz?
 
Informacionet për origjinën e tij nuk janë konfirmuar asnjëherë, por disa biografë pohojnë Sidney Reilly i lindur në Rosenblum, mars 1874, në Odessa, një qytet në Perandorinë Ruse, në familjen e një mjeku hebre. 
 
Ai studioi kiminë në Vjenë nga 1890-1893 përpara se të transferohej në Amerikën e Jugut, Brazil, ku punoi.

Në Brazil, ai ra në kontakt me një grup eksploruesish britanikë, të cilët i shpëtoi nga një rrëmujë në xhunglën e Amazonës. 

Ata e ftuan të riun të shkonte në Britaninë e Madhe, ku ra në kontakt me shërbimin sekret për shkak të talentit të tij dhe faktit që ai fliste disa gjuhë.

Sidney George Reilly në 1899  mori nënshtetësinë britanike pas  martesës me një të ve të re, trashëgimtare, me një pasuri të konsiderueshme (duket se Reilly ishte përfshirë edhe në vdekjen e burrit të saj).

Misionet e tij të para ishin në vendlindjen e tij në Rusi në 1899, ku u dërgua nga shërbimet britanike të mbledhte informacion mbi depozitat e naftës në Kaukaz. 

Pas kthimit në vend me informacione të vlefshme, Reilly mori një pozicion të përhershëm në shërbimet inteligjente të Marinës Britanike.

Ai spiunoi gjithashtu gjatë Luftës së Boerit, pastaj në Lindjen e Mesme (gjithashtu në fusha, me interes të madh për britanikët), dhe në 1904, ai spiunoi për anglezët dhe japonezët gjatë Luftës Ruso-Japoneze.

Në vitin 1909, Reilly u dërgua në Gjermani për të marrë informacion mbi zhvillimin ushtarak të Rajhut, i ngarkuar me mbledhjen e të dhënave për fabrikat gjermane të armëve.

Reilly ishte jashtëzakonisht aktiv edhe gjatë Luftës së Parë Botërore, kur kreu me sukses dhjetëra misione, duke u infiltruar pas linjave të armikut.

Frymëzimi për filmin James Bond

Spiuni i jetës reale nga i cili u frymëzua dhe personazhi ikonik James

Reilly u përshkrua nga të afërmit e tij si me një dhunti të madhe, një vetëkontroll që e shpëtoi në shumë situata, guxim të jashtëzakonshëm.

Ai ishte gjithashtu mjeshtër i maskimit dhe një aktor shumë i mirë, gjë që e lejoi të hynte në shumë qarqe ndër vite. 

Gjithashtu kishte besim të madh te vetja dhe fuqitë e tij, duke pranuar edhe misionet më të rrezikshme.

Megjithatë, besnikëria e tij nuk ishte ndaj vendit, por vetëm ndaj vetes dhe llogarisë së tij bankare, prandaj eprorët e tij nuk i besuan kurrë plotësisht. 

Në fund të fundit, një spiun që është më i interesuar për para është një objektiv i lehtë për t'u joshur. 

Reilly kishte gjithashtu një pasion të jashtëzakonshëm për luksin dhe gratë. 

Thuhej se numri i dashnoreve të tij ishte të paktën i barabartë me atë të pasaportave të tij.

Nga fundi i luftës, Reilly u kthye në Rusi, me detyrën për të gjetur një mënyrë për të përmbysur regjimin bolshevik. 

Në këtë drejtim, ai komplotoi për të vrarë Leninin. 

Arriti të vihej në kontakt me dy truproja të liderit bolshevik, të cilëve iu dha ryshfet, por nuk arriti të realizonte planin e tij.

Kur Fanny Kaplan qëlloi Leninin dhe policia sekrete ruse filloi hetimet, ata zbuluan gjithashtu dy burrat që Reilly iu kishte dhënë ryshfet.

Për këtë arsye ai u ekspozua dhe u dënua në mungesë por arriti të largohej në kohë nga vendi. 

Megjithatë, ai këmbënguli të kthehej në Rusi për të vazhduar misionin e tij dhe më në fund u kap në shkurt 1925.

I arrestuar dhe i burgosur në Lubianka, Reilly dyshohet se u përpoq, sipas raporteve sovjetike, të shpëtonte jetën e tij duke ofruar të zbulonte sekretet britanike dhe amerikane.

Taktika nuk funksionoi dhe Reilly u ekzekutua - me urdhër të drejtpërdrejtë të Stalinit - më 5 nëntor 1925.

Spiuni i jetës reale nga i cili u frymëzua dhe personazhi ikonik James
Gjatë Luftës Civile Ruse , Reilly shërbeu si sytë dhe veshët e inteligjencës britanike ndërsa ishte i lidhur me Ushtrinë Ruse të Bardhë të gjeneralit Anton Denikin .
Spiuni i jetës reale nga i cili u frymëzua dhe personazhi ikonik James
Kufoma e Sidney Reiley në 1925 (Burimi: Wikimedia Commons)

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128