Makina me 3 të rinj përfundoi në greminë, zbardhet emri i viktimës dhe dy të plagosurve

Një aksident i rëndë me një viktimë dhe dy të plagosur është regjistruar ditën e sotme në aksin Lurë-Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës.
Në makinë udhëtonin tre djem të rinj, të cilët po ktheheshin nga Lura. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi 20-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në greminë.
Si pasojë e aksidentit, 20-vjeçari Claudio Ndoj që udhëtonte si pasagjer ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit, gjithashtu 20 vjeç, Arli Kacorri, dhe pasagjeri tjetër, një 15-vjeçar, kanë mbetur të plagosur rëndë.
Për nxjerrjen e trupave që përfunduan në greminë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Dy të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
“Në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, pasagjer në automjet, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128