Ka në dorë akreditimin e Berishës për vizitën në SHBA, Këlliçi godet ministrin e jashtëm Ferit Hoxha: Nuk po zë mend...

30 August 2026, 13:30 / POLITIKË ALFAPRESS.AL
Ka në dorë akreditimin e Berishës për vizitën në

Tre ditë më parë gazetari i TCh, Muhamed Veliu, zbuloi dokumentet e një ftese nga IDU për Sali Berishën si pjesë e delegacionit të saj për të marrë pjesë si kryetar i PD në Konventën Kombëtare të Republikanëve në Teksas, (Dallas), e cila do të mbahet në datat 9-10 shtator. 

Por edhe pse Berisha ka marrë një përjashtim nga DASH për të kryer një vizitë në SHBA, pavarësisht se mbetet "Non Grata, duket se për marrjen e vizës në ambasadën amerikane në Tiranë me arsye shkuarjen në SHBA për një aktivitet politik-zyrtar, duket qartë se ka një ngërç. 

Gazetari, Veliu, konfirmonte se sipas burimeve në Ministrinë e Jashtme, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, i ka dërguar një shkresë këtij institucioni që drejtohet nga Ferid Hoxha, për një akreditim zyrtar të Sali Berishës si pjesë e delegacionit të IDU. Ky akreditim duket se i krijon lehtësi kreut të PD, për të marrë vizë në ambasadën amerikane, për realizimin e udhëtimit të tij, për aktivitet politik në SHBA.

Në të njëjtën ditë që u zbardh lajmi, shkresa e Ftesës nga IDU dhe kërkesa për akreditim nga Ministria e Jashtme për Berishën, televizioni A2 CNN, pyeti Gazmend Bardhin për këtë situatë. Përgjigjia e tij ishte se, "nuk kam asnjë koment për këtë çështje", duke shtuar kështu edhe më shumë misterin e mënyrës, se si do ta kryej vizitën Berisha në SHBA.

Ndërkohë që java që vjen është vendimtare për fatin e vizës dhe vizitës së Berishës në SHBA, Alfapress.al ka mësuar që Ministria e Jashtme, ende nuk e ka dhënë akreditimin për kreun e PD. Nuk dihet gjithashtu nëse i ka kthyer përgjigje zyrtare, shkresës-kërkesë, të Gazmend .

Pikërisht në këtë situatë të mjegullt dhe kur ende nuk është konfirmuar zyrtarisht vizita e Berishës në SHBA për të marë pjesë në Konventën Republikane, këtë të diel, nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka goditur ashpër ministrin e Jashtëm, Ferid Hoxha, i cili De Jure, (Sepse De Fakto e ka Rama), ka në dorë akreditimin apo jo të Berishës.

Belind Këlliçi, nëprmjet një reagimi në rrjetet sociale akuzon kryediplomatin se po vijon me deklarata dhe qëndrime që dëmtojnë imazhin dhe interesat e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Teknicieni i kthyer në patronazhist militant, Ferit Hoxha, nuk zë mend! Vijon me etiketime e qëndrime aspak diplomatike.

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vijon të habisë me qëndrimet e tij dhe sidomos me etiketimet e fjalorin që përdor. Mësohet se në prezantimin që ka bërë në takimin e Pogradecit, duke folur për raportet dhe politikën mbi Kosovën, është shprehur se politika atje ka dritëshkurtësi!

Ndërsa lidhur me prioritetin e integrimit, ka dalluar vende të BE që nuk janë miqësore me ne, e që mund të ngadalësojnë këtë proces, ku ka veçuar Gjermaninë ‘armike’.

Kryediplomati që u paraqit si zbulim nga Rama, nuk po mëson nga gafat e tij.

Ai shkaktoi një skandal muaj më parë kur në një komunikim me bashkëpunëtorët e tij, i cilësoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si idiotë.
Më tej, krijoi një incident me italinë, ku u shpreh se kampet e emigratëve si ato në Shëngjin do të mbylleshin.

Në të dy këto raste u deshën sqarime pa fund për të ndrequr gabimet trashanike.

Por mesa duket, Feriti vazhdon në të njëjtën linjë. Duke e cilësuar Prishtinën zyrtare me dritëshkurtësi politike, dhe duke thënë se Gjermania qenka jo miqësore me ne.

Në prezantimin e Pogradecit ai ka ngjallur habinë e të gjithëve. Nga burime serioze mësohet se është kërkuar të vijohet me shpejtësi urgjente në paraqitjet e tjera, për të tejkaluar këtë moment.

Mes shumë skandaleve dhe aferave të qeverisë, ndoshta këto gafa të kryediplomatit ngjajnë si të parëndësishme.

Por Shqipëria nuk e ka luksin që të krijojë probleme me fqinjët apo aleatët, për shkak të delirit, fodullëkut apo militantizmit të Ministrit të Jashtëm./Alfapress.al

Po ndodh...