Tragjedi në Poliçan, shembja e dherave i merr jetën 31-vjeçarit gjatë hapjes së një pusi uji

30 August 2026, 14:58 / AKTUALITET ALFA PRESS
Tragjedi në Poliçan, shembja e dherave i merr jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhitom të Poliçanit, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve për hapjen e një pusi uji.

Sipas policisë, shtetasi E. Gj., 39 vjeç, banues në Berat, ishte duke punuar me një mjet fadromë në tokën e shtetasit B. K., 31 vjeç, kur gjatë punimeve është shkëputur papritur një masiv dheu.

Dheu ka zënë poshtë 31-vjeçarin, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori ndaj 39-vjeçarit E. Gj., për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...