Mbyllet tubimi i 132-të kundër kastës politike, protestuesit: Nesër më shumë

9 October 2026, 21:28 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbyllet tubimi i 132-të kundër kastës politike, protestuesit:

Është mbyllur sot më 9 tetor protesta kombëtare kundër qeverisë.

Protestuesit thirrën në fund të tubimit frazën e njohur “Nesër më shumë”.

Protesta edhe sot në ditën e 132-të nisi nga Sheshi Skënderbej, më pas protestuesit shkuan përpara Kryeministrisë.

 

Qytetarët marshuan edhe rrugëve të Tiranës, ku bënë thirrje të forta “Arrestoni Ballukun”, “Qeveri e krimit” etj.

Revolta e qytetarëve është shtuar akoma më shumë, për shkak të votimit në parlament të reformës territoriale, të cilën protestuesit e kanë cilësuar si antikombëtare dhe se do shpopullojë Shqipërinë.

 

 

 

Po ndodh...