Merkato e vjeshtës/ Benzema mund të transferohet në Premierligë

6 September 2026, 13:46 / SPORT ALFA PRESS
Merkato e vjeshtës/ Benzema mund të transferohet në

Karim Benzema mund të jetë një nga emrat më të bujshëm të merkatos së futbollistëve të lirë. Sulmuesi francez, tashmë 38-vjeçar, është pa klub pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Al-Hilal dhe interesimi për të nuk mungon.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Benzema mund të marrë oferta nga klubet angleze, përfshirë edhe skuadra të Premier League. Edhe pse afati kalimtar veror është mbyllur, klubet angleze mund të transferojnë futbollistë që janë aktualisht pa kontratë.

Benzema u largua nga Al-Hilal pas vetëm disa muajsh, me palët që ndërprenë kontratën me marrëveshje të përbashkët. Në aventurën e tij të shkurtër me klubin nga Arabia Saudite, francezi realizoi 10 gola në 16 paraqitje, duke dëshmuar se ende mund të jetë vendimtar para portës.

Premier League nuk është destinacioni i vetëm në horizont. Për Benzeman interesim ka shfaqur edhe Al-Shabab, ndërsa disa klube turke po e monitorojnë situatën e fituesit të Topit të Artë të vitit 2022.

“Nuk do të habitesha nëse do të vinin oferta nga Anglia”, ka deklaruar Jacobs, duke e cilësuar Benzeman si një nga futbollistët e lirë më interesantë në treg. Megjithatë, mosha e tij mund të jetë një faktor që klubet do ta marrin seriozisht në konsideratë.

Një rikthim në Angli do të ishte veçanërisht interesant për Benzeman, pasi ai nuk ka luajtur asnjëherë në Premier League. Gjatë viteve, emri i tij është lidhur me disa prej gjigantëve anglezë, përfshirë Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham.

Me 484 gola në 895 ndeshje në nivel klubesh dhe një karrierë të mbushur me trofe, Benzema vazhdon të jetë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit që aktualisht është në kërkim të një klubi të ri.

Tash mbetet të shihet nëse aventura e radhës e Benzemas do të jetë në Angli, Turqi apo një tjetër rikthim në Arabinë Saudite.

Po ndodh...

ide